Shiu i rrembyeshem permbyt periferine e Tiranes

Bilanci i reshjeve te djeshme, ka qene mjaft i dhimbshem per qindra banore te kryeqytetit. Te gjendur te papergatitur nga reshjet si dhe ne kushte jo fort te pershtatshme infrastrukturore ne shtepite e tyre, reshjet e pazakonta per periudhen ne te cilen ndodhemi, kane permbytur rreth 80 shtepi. Keshtu, ne Kombinat rreth 70 shtepi private ndodhen nen uje. E njejta situate paraqitet edhe ne zonen e Saukut, ku 10 banesa i kane katet e para te permbytura.
Kombinat
Plot 70 banesa private jane permbytur ne rrugen e "Qelqit", ne Kombinat gjate dites se djeshme. Shkak i ketyre permbytjeve jane bere intensiteti i larte reshjeve te shiut te rena gjate 48 oreve te fundit, te cilat kane bere qe nje perrua i ndodhur prane banesave te dale nga shtrati dhe te shkaktoje permbytje. Sikurse kane rrefyer vete banoret, ata kane dale menjehere jashte banesave te tyre dhe kane kerkuar ndihmen e policise per te normalizuar kete situate, ku banesat e tyre gjenden nen uje. Nderkohe mesohet se ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta te policise te cilat do t'u vine ne ndihme banoreve te kesaj zone te Tiranes. Sa i perket strehimit, ata jane perpjekur te qendrojne tek te afermit e tyre ne pritje te normalizimit te situates. Me shume, banoret e lagjes numer 6 te Kombinatit jane te alarmuar per shkak te nje indiference te shprehur ndaj tyre ndaj situates ne te cilen ata ndodhen. "Asnje mase nuk eshte marre, vazhdon te jete situate e njejte. Askush nuk eshte kujtuar qe te na e lehtesoje pak situaten", kane deklaruar banoret, teper te irrituar.
Sauk
Edhe zona e Saukut e cila gjendet prane rruges se Elbasanit ka vuajtur te njejtin problem si edhe Kombinati. Vecse bilanci ka qene jo aq shqetesues sa ne lagjen e kombinatit. Sipas banoreve te zones, jane 10 banesa te cilat katet e para te tyre i kane teresisht nen uje. Per t'ju ardhur ne ndihme banoreve kane shkuar 2 fugone policie, nderkohe banoret bejne thirrje per ndihme. Nderkaq, sipas zedheneses per shtyp te Ministrise se Puneve Publike, kjo ministri, Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve dhe Drejtorite Rajonale ne te gjithe vendin po punojne intensivisht dhe jane ne gatishmeri te plote per te mbajtur ne gjendje pune dhe nen kontroll kalueshmerine e te gjitha llojeve te mjeteve ne akset rrugore kombetare. Nje situate e tille hidrometeorologjike duket paksa paradoksale po te kemi parasysh faktin se dje ne oren 12 e 44 minuta, per banoret e hemisferes veriore te Tokes, nisi stina e pranveres, por kjo stine si ne Shqiperi po ashtu edhe ne vendet fqinje, Serbi Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Greqi nisi me nje vizite te dimrit plak. Autoritetet ne zonat ku bie bore kane paralajmeruar te udhetojne vetem me zinxhire, ndersa meteorologet parashikojne qe moti i ngrohte i pranveres do te vonohet kete fundjave.
Pranvere e vonuar, ja parashikimi
Gjate dites se sotme pritet qe reshjet te vijojne pothuajse gjate gjithe dites, por ne sasi shume me te pakta se dita e djeshme. Nderkaq, mesnata e se shtunes do te sjelle permiresim te kushteve te motit duke bere qe reshjet te shperndahen vetem ne zona te vecanta dhe me intensitete te paperfillshme. Reshjet do te vijojne ne forme debore ne zonat malore duke qene se temperaturat, me gjithe rritjen e lehte qe do te pesojne, do te mbeten pak grade nen zero. Nga ana tjeter, e diela do te risjelle kthjellime ne pjesen me te madhe te vendit si dhe nje rritje te temperaturave. Po keshtu edhe dita e hene sjell kthjellime dhe rritje te temperaturave te ajrit.
Pranvera
Edhe pse jemi ne 10-diteshin e fundit te muajit Mars, ende situata meteorologjike paraqitet e renduar per shkak te reshjeve dhe temperaturave mjaft te uleta. Kjo ka permbysur cdo lloj parashikimi, aq me teper qe situata aktuale nuk ka lidhje me stinen ne te cilen ndodhemi.
Emergjencat
Grupe te gatshme mjekesore si dhe helikoptere te Ministrise se Mbrojtjes, Ministrise se Brendshme dhe Ministrise se Shendetesise do te qendrojne ne gatishmeri per te ndermarre operacione kerkim - shpetimi sipas nevojes. Shtabi i Emergjencave keshillon shmangien e udhetimeve.