Akuza kampione te bardheblutë
Vite më parë qarkullonte një shprehje që tregonte frikën që kishin kundërshtarët kur do të luanin përballë Tiranës: "Fanellën bardheblu edhe sikur ta veshin njerëz të thjeshtë, me ata nuk matesh dot". Por kohët kanë ndryshuar dhe fanella "magjike" nuk shkakton më frikë. Bile ka efekt të kundërt: është vetë Tirana që ka frikë nga bardhebluja. Çfarë ka ndodhur? Klubi që ka dominuar në dekadën e fundit, betejën më të madhe nuk e bën në fushë, por në gjirin e tij. Ka humbur besimi midis kampionëve dhe kjo është nuk është një sëmundje e re. Kujtoni shkaqet e largimit të Patushit e Dabullës! Atëherë u trumbetua me të madhe se futbollistët-tradhtarë nuk mund të veshin fanellën bardheblu. Një ditë të bukur, akuzat mbërritën tek ikona e ekipit, Nevil Dede. Një serial humbjesh pa lavdi iu faturuan mbrojtësit, për të cilin thuhej se në kombëtare ishte midis më të besuarve, kurse te Tirana, sipas opinionit të stafit, dukej sikur luante më shumë për kundërshtarët. Prandaj edhe përcjellja e tij në Kinë i ngjasoi një ceremoniali me nota emocionale, por dhe hipokrizie: "Futbollistët si Nevili janë të rrallë".
Por magjia e dikurshme është shndërruar në "magji të zezë" tek ekipi që predikonte se milionat janë më të rëndësishme sesa loja. E dinim se bardheblutë po e dorëzonin titullin në mënyrën më pak të denjë për vitet e fundit. Por zhgënjimi më i madh do të përkonte me finalen e Kupës. Shefat e Tiranës, që aq dukshëm shprehin dashurinë edhe për politikën, sapo mbaruan duartrokitjet për Vllazninë fituese, hodhën akuza për futbollistët e tyre që kishin shitur ndeshjen. Dhe nuk ishin emra të rëndomtë, por të vitrinës së ekipit: futbollisti më i mirë dhe më i shtrenjtë Duro, mbrojtësi Vrapi dhe Sina. Një treshe që kur heq fanellën e Tiranës, ka fatin të mbajë atë kuqezi. Por nëse është e vërtetë akuza e donatorit Halili ndaj "mosketierëve" të radhës, atëherë si do të lejohen të shkojnë në klube të tjera kur të mbarojnë dënimin në fund të sezonit? Le të besojmë që edhe donatorët nuk thonë gjithmonë të vërtetën, por atëherë pse futbollistët kanë frikë të mbrohen nga organet kompetente? Pak ditë më parë, futbollisti Vrapi ka thënë: "Pse duhet të flasim në ekrane apo gazeta. Ata përsëri do na thërrasin". Futbollistët, për fatin e tyre dhe jo tonin, dinë të luajnë me mendjen e shefave edhe më ëmbël se me topin. Po cila është arsyeja që shefat dhe futbollistët akuzohen, por nuk kryqëzohen? Sepse në futbollin shqiptar, ku radha e tradhtisë kalon herë nga njëra palë e herë te tjetra, do të thotë se histori të tjera, amorale, do të përjetojmë.