Skema e re e financimit kritere te forta per privatet

Cilat universitete private do te mund te hyjne ne skemen e re te financimit ne baze te studenteve qe pritet te nise vitin e ardhshem
Jo te gjitha universitetet private do te hyjne ne skemen e re te financimit qe pritet te prezantohet ne pranvere dhe te nise zbatimin nga viti i ardhshem akademik. Skema e re qe do te ndryshoje sistemin e financimit nga ne baze te universiteteve publike ne baze studenti duke futur edhe privatet ne konkurrence nuk do ti perfshije te gjitha universitetet. Burime nga grupi i punes qe po merret me kete sistem ben te ditur se do te kete kritere te forta per universitetet qe perfitojne.
Keshtu do te perfshihen ne faze te pare te gjitha universitetet publike ne vend pavaresisht stadit dhe cilesise se tyre dhe vetem nje pjese e universiteteve private qe do te perzgjidhen ne baze te kritereve te percaktuara ne ligjin e ri per sistemin e financimit te institucioneve te arsimit te larte qe po hartohet ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences dhe qe do te permbaje te detajuar te gjithe skemen e re te financimit.
Kriteret
Skema e re do te kete nje sere kriteresh per universitetet private. Sic eshte bere tashme publike kriteri i pare dhe thelbesor qe institucionet private te arsimit te larte te perfitojne nga kjo skeme eshte qe te kthejne statusin e tyre juridik nga fitimprures ne jofitimprures thene ndryshe nga kompani private me qellim fitimin maksimal ne fondacione sociale me qellim arritjen e nje cilesie me te larte ne arsimin e larte.
Por pertej ketij kriteri Ministria e Arsimit do te vendose edhe kritere te tjera. Ne draftin e shperndare tashme nga MASH percaktohet se qeveria shqiptare do te financoje nga fondet publike Institucione te Arsimit te Larte publike dhe jopublike te cilat kane arritur ne menyre te qarte nje nivel cilesie me te larte se niveli i cilesise prag te percaktuar. Kjo behet per te mbrojtur publikun e gjere perfituesit e drejtperdrejte studentet familjaret e tyre si dhe fondet publike.
Vetem me te mirat
Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bejne te ditur se kjo do te arrihet nepermjet renditjes se universiteteve qe pritet te kryhet vitin e ardhshem nga agjencia gjermane e arsimit te larte DAAD. Ne kete menyre vetem universitetet kryesore private pra me te mirat per nga cilesia do te hyjne ne gare per fondet e buxhetit te shtetit te destinuara per institucionet publike dhe private te arsimit te larte.
Kriteri qe do te vendoset ne baze te renditjes eshte ende i paqarte. Te njejtat burime nga MASH bene te ditur per gazeten standard se kriteri baze do te jete nje numer i caktuar pikesh qe do te percaktohet ne ligjin e arsimit te larte dhe qe do te sherbeje si pika me e ulet e mundshme qe mund te arrije nje universitet per tu financuar nga buxheti i shtetit. Kjo sipas tyre do te qartesohet pas renditjes se pare nga DAAD.
Te akredituara
Kriteri i dyte do te jete qe keto universitete te jene te akredituara kriter qe e arrijne vetem nje pjese e vogel e universiteteve private ne vend kryesisht ato qe kane me shume se kater vjet funksionim. Duke qene se shumica e universiteteve private e kane bere tashme klecken juridike duke e ndryshuar statusin ne jofitimprures keto dy kritere te tjera do te jene baza qe do te percaktojne se cilat universitete do te perfitojne nga skema e re e financimit.
Ne kete mesele per te perfituar fondet publike do te hyjne ne nje faze te dyte edhe universitetet publike. Sipas burimeve ligji do te parashikoje nje periudhe dritare gjate se ciles universitetet publike do te kene kohe per te plotesuar kriteret e paravendosura dhe pas te ciles edhe ato duhet te jene mbi kufirin minimal ne renditje ne menyre qe te perfitojne nga financimi ne baze studenti qe eshte thelbi i skemes se re.
Jofitimprurese
Qe nje universitet privat te perfitoje nga ky model duhet te jete jofitimprures sipas keshilltarit britanik te qeverise qe ka percaktuar kete model. Kerkesa qe universitetet private te jene jofitimprurese eshte nje kusht i zakonshem. Eumlshte nje vendim politik nese duhet te kufizohet financimi publik per universitetet jofitimprurese por do te dukej e pershtatshme per Shqiperine - shkruan Thompson ne rekomandimet e tij.
Ne analizen e tij kuponet qe duhet te marrin studentet duhet te jene ne baze te nje formule komplekse qe llogarit koston e deges rendesine qe ka kjo dege ne zhvillimin e vendit etj. Thompson sugjeron qe perfitues te ketij kuponi te jene maturantet me te mire ne baze te nje formule te parapercaktuar si edhe ata ne baze nevoje ndonese per keta te fundit eshte me e veshtire sipas tij pasi ekonomia informale ne vend e ben te veshtire dallimin e atyre qe kane nevoje.
Autonomi e plote
Nderkaq sipas tij universitetet publike duhet te kene nivel te larte autonomie ne menaxhimin e fondeve te tyre pasi perndryshe ata do ta kene te pamundur qe te konkurrojne me universitetet private.
Tu mundesosh universiteteve publike fonde nepermjet sistemit te bazuar ne financimin e studenteve u kerkon te menaxhojne veprimet e tyre ne nje menyre krejtesisht te ndryshme. Ata mund te kene me teper autonomi si kerkohet nese ata duhet te konkurrojne ne menyre te barabarte me universitetet private dhe ata nuk mund te kene asnje udhezim per sa u perket shpenzimeve sipas menyres se disa viteve me pare - sugjeron Thompson.
Sipas tij universitetet private duhet te perfitojne nga financimi publik me nje sere kushtesh krahas se qeni jofitimprurese. Ai sugjeron qe keto universitete te hyjne ne kete skeme vetem nese kalojne nje cak te caktuar te cilesise universitare nderkohe qe universitetet publike sipas tij duhet te perfshihen ne skeme pavaresisht nivelit te cilesise se tyre.
Skema e re ka ne baze kuponet
Skema e re ka ne baze kuponet. Keta kupone qe kane nje vlere te caktuar te llogaritur ne baze te kostos se studimeve u jepen studenteve ne dore dhe studentet perzgjedhin shkollen ku duan te vijojne studimet. Duke dhene kete kupon ne shkolle eshte shteti ai qe paguan vleren e kuponit si ne rastin kur ky eshte universitet publik edhe ne rastin kur ai eshte privat.
Ne kuptimin real kuponet jane nje forme e ngjashme me bonot e privatizimit te cilat mund te perdoren vetem per pagimin e tarifes vjetore te shkollimit te studenteve. Risia qe sjell ky sistem ka te beje me konceptin ne vetvete te universiteteve ne vend. Deri me sot buxheti per arsimin e larte u jepet universiteteve publike ne baze te buxhetit qe ato kerkojne.
Kuponet do tu jepen maturanteve perfitues te cilet do te zgjedhin universitetin qe duan te vijojne studimet qofte ky privat apo publik e me pas shteti do te jape shumen perkatese qe permban kuponi tek ky universitet. Elementi i dyte ne kete model ka te beje me kredite studentore qe jane te panjohura per sistemin shqiptar.
Keto kredi jane te buta me garanci te shtetit dhe te universitetit dhe sherbejne me se shumti per ate kategori maturantesh qe nuk perfiton kupon. Tarifat studentore vjetore do te jene te bazuara ne koston e studimit edhe per universitetet publike. Si pasoje nga 15 deri ne 40 mije leke te reja qe jane sot ato do te katapultohen ne me shume se 80 mije leke te reja ne vit shifer kjo veshtire e perballueshme nga klasa ekonomike e mesme e shoqerise. Per kete arsye modeli ofron mundesine qe studenti te marre kredi te barabarte me tarifat e studimit dhe njezet per qind me teper qe do ti sherbejne per jeten e perditshme per nje afat 15-vjecar. Me garancine e shtetit dhe te universitetit ata paguajne vetem interesat per 6 vitet e para shifer kjo qe shkon me pak edhe se tarifat aktuale te studimit ndersa pas gjashte viteve te para nisin te paguajne edhe principalin.