Akuza për pronën zbulon një Isa Mustafa nga Irani
Isa Mustafa i Prishtinës
Polemikat e ndezura mbi mosdeklarimin e një shtëpie të kryetarit të LDK-së dhe kreut të Bashkisë së Prishtinës, Isa Mistafa në Shtutgart të Gjermanisë, u mbyllën në më pak se 24 orë, kur u vërtetua se shtëpia në fjalë ishte e një Isa Mustafe të dytë, me origjinë nga Irani. Shtëpia e apostrofuar nga Musa Daka, si pronë e kreut të LDK-së dhe të komunës së Prishtinës, rezultoi të jetë e një personi krejtësisht tjetër. Madje bashkëshortja e tij është shqetësuar për numrin e madh të telefonatave që ka marrë gjatë ditës nga Kosova. Akuzat erdhën nga ish-anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Musa Daka, i cili e akuzoi Mustafën se ka shtëpi në Gjermani të blerë me fondin e 3 përqindëshit. Mustafa e mohoi këtë dhe pas sqarimit të çështjes, ka paralajmëruar padi ndaj gazetës Express, Kosova Sot, KTV-së dhe Musa Dakës.