Vriten të paktën shtatë militantë kurdë

Forcat turke të sigurimit njoftuan të enjten se kanë vrarë të paktën shtatë militantë kurdë në Turqinë juglindore.
Konflikti ndërmjet luftëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) dhe forcave turke të sigurimit shpërtheu pasi që të mërkurën u vranë të paktën pesë policë turq, kur një demonstratë e paautorizuar kurde përmes së cilës po shënohej Dita e Nevruzit eskaloi në dhunë.
Forcat turke të sigurimit po ashtu sqaruan se, një grup i luftëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit është rrethuar në një mal, në krahinën problematike Sirnak, e cila ndodhet afër kufirit verior me Irakun.