Akuza për trafik, mbetet në qeli Hasaj
TIRANE – Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje të linte në qeli deri në përfundim të hetimeve 33-vjeçarin shkodran Gazmend Hasaj.
Prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake pohoi se arrestimi Hasajt u bë katër ditë më parë në bazë të një hetimi, që kanë filluar në Gjermani autoritet policore të këtij vendi. Sipas përfaqësuesit të akuzës më datë 4 gusht, autoritet policore gjermane kanë prangosur në flagrancë, teksa transportonte 11 kilogramë marijuanë, shkodranin Edis Muja. Ky gjatë deklarimeve që ka dhënë atje ka implikuar në këtë ngjarje edhe të njohurin e vet Gazmend Hasaj, për të cilin është njoftuar Prokuroria e Shqiptare e Krimeve të Rënda. Vetë i pandehuri i kërkoi gjykatës vendosjen e një mase më të lehtë sigurie, duke mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës. Ndërsa mbrojtësi i tij pretendoi se, organi i akuzës nuk dispononte asnjë provë, për të justifikuar masën ekstreme të sigurisë ndaj klientit të tij. f.m.