Shëndeti në punë, Vasili: Duhet përmirësuar legjislacioni
Tirane, 14 dhjetor, NOA - Shendeti dhe mjekesia ne pune eshte tema e nje seminari tre ditor qe po zhvillohet ne Institutin e Shendetit Publik, permes nje bashkepunimi te Ministrise se Shendetesise dhe Organizates Boterore te Shendetesise.
Ne trajnim marrin pjese inspektore te te gjitha Drejtorive te Shendetit Publik te cilet mbulojne shendetin ne pune, mjeke te Ministrise se Punes dhe te ndermarrjeve private si dhe ndihmes mjeke, te cilet do te jene trajnuesit e specialisteve ne qarqe.
Seminari po asistohet edhe nga eksperte te huaj te ardhur nga Finlanda dhe Hollanda dhe ne perfundim te tij do te konkludohet me 2 module.
Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ne nisjen e ketij trajnimi theksoi se shendeti ne pune qendron ne krye te listes se problematikave te shendetit publik.
Shumica e rasteve se semundshmerise ne pune tha ministri Vasili, jane mjaft komplekse nese merren parasysh mundesite e mbivendosjes se disa semundjeve njeheresh duke bere qe sistemi te kete kosto te larta.
Vasili vuri ne dukje se problematika e shendetit ne pune eshte e veçante dhe e rendesishme sepse eshte shtresa me aktive e popullsise qe preket ndersa vleresoi se lenia pas dore e ben mjaft te veshtire rikuperimin e plote te pacientit.
Ministri Vasili ka vleresuar mbeshtetjen e madhe te OBSH e cila ka qene e standardeve te larta ndersa ka theksuar se duhet punuar ne drejtim te persosjes se legjislacionit.
Problematikat me te medha qe synon te parandaloje kujdesi i shendetit ne pune jane:
Semundjet e skeletikes muskolare, semundjet e lekures si dermatoza, silikoza, asbestoza, alergjite nga kimikatet si dhe depresioni.
a,k/NOA