E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza të reja kundër Chodorkovskyt

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 18:13

Zëvendës kryeministri i Rusisë, Igor Sechin, e akuzoi ish-drejtuesin ekzekutiv të kompanisë Yukos, Mikhail Chodorkovsky, se ka urdhëruar "torturë, ekzekutim dhe zhvatje".

Sechin i bëri këto akuza në një intervistë në të përditshmen Wall Street Journal.

Sechin është aleat i ngushtë i kryeministrit Vladimir Putin dhe gjithashtu drejtues i bordit të kompanisë Rosneft, firmë shtetërore e cila e mori pronën e Yukosit pas falimentimit.

Chodorkovsky ka mohuar përfshirjen e kompanisë së tij në çfarëdo vrasje.

Ai dhe partneri i tij, Platon Lebedev, u dënuan me 14 vjet burg shtesë në dhjetor të vitit të kaluar, nën akuzat se kanë vjedhur naftë në vlerë mbi 26 miliardë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›