E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza të reja ndaj Tymoshenkos

Avokati mbrojtës i ish-kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoshenko, njoftoi se prokurorët kanë paraqitur katër akuza të reja kriminale kundër klientes së tij.

Avokati Serhy Vlashenko tha se të gjitha akuzat ndërlidhen me tatimet dhe menaxhimin e kompanisë importuese të gazit në Ukrainë gjatë viteve të 90-ta.

Një gjykatë në Kiev e shpalli në muajin tetor Tymoshenkon- figurën më të njohur e opozitës në Ukrainë- për urdhërimin dhe nënshkrimin ilegal të një kontrate me Rusinë rreth importit të gazit natyror.

Qeveritë e vendeve perëndimore kritikuan burgosjen e Tymoshenkos dhe e cilësuan atë të motivuar politikisht.

Liderja e opozitës tha se është viktimë e hakmarrjes politike të presidentit, Viktor Janukovic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›