E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza të reja për Moslin: Gënjeshtar dhe pervers

Mediat britanike kanë publikuar detaje të reja rreth skandalit seksual që ka si protagonist, presidentin e FIA-s, Maks Mosli. "News of The World" citonte njërën prej pesë prostitutave që kishin marrë pjesë në orgji, si kundërpërgjigje për çështjen penale që Mosli ka hapur kundër tabloidit që publikoi ngjarjen. "Sot do të tregojmë se Mosli është një gënjeshtar dhe pervers", shkruante gazeta. Ndërkohë, prostituta që kishte qenë prezent në orgji pohoi: "Maks Mosli filmoi gjithçka, në mënyrë që më pas të shihte videon. Nuk ishte hera e parë që na thërriste për të kënaqur dëshirat e tij. Ai e dinte se orgjia do të kishte sfond nazist, sepse e kishte urdhëruar vetë. Ne vetëm po zbatonim urdhrat e tij. Më kishin paralajmëruar se do të përdorej gjuha gjermane dhe se mund të mos kuptoja ndonjë dialog". Më tej, prostituta 40-vjeçare vazhdoi: "Mosli po mundohet të fshehë të vërtetën, por çdo njeri me logjikë e kupton si kanë rrjedhur ngjarjet. Mosli i ka kërkuar shërbimet tona 3-4 herë në vit".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›