E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas thumbon: "Reds" refuzuan të luajnë futboll

Mesfushori i Arsenalit, Çesk Fabregas deklaroi se në dy takimet e para (nga tre të tilla), Liverpuli "ka refuzuar të luajë futboll". Për "Sunday Telegraph", spanjolli tha: "Ata janë mbrojtur shumë mirë kur rezultati ishte në shifrat 1-1. Mendoj se synimi i tyre është që vetëm të mbrohen dhe më pas të tentojnë të kundërsulmojnë. Ne kemi një mentalitet loje sulmues, ku krijojmë shumë raste. Vetëm sepse skuadrat e tjera refuzojnë të luajnë, kjo nuk do të thotë se edhe ne do të veprojmë kështu". Fabregas ka vlerësuar lojën e Havier Maskeranos: "Gjatë gjithë pjesës së parë më ka ndjekur si hije. Mendoj se është një lojtar i jashtëzakonshëm. Më kujton Methjë Flamininë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›