E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Londër tentojnë të shuajnë Flakën Olimpike

Sulm ndaj pishtarit olimpik në rrugët e Londrës. Disa demonstrues për çlirimin e Tibetit kanë tentuar të shuajnë flakën e "Pekin 2008" gjatë kalimit të saj në kryeqytetin anglez. Këto episode janë shoqëruar me përplasje me policinë. Pishtari, që është nisur nga "Uembli" nën reshjet e dëborës, u shoqërua nga disa punëtorë të sigurisë dhe nga një numër i madh agjentësh të forcave të rendit. Ndërkohë, disa qindra protestuesish pro Tibetit, me parulla dhe flamuj, prisnin kalimin e flakës në rrugën "Beisuotër", në juglindje të Londrës. 30 militantë, që janë ndaluar menjëherë nga policia, tentuan të merrnin pishtarin nga duart e sportistëve të përzgjedhur për ta kaluar në kryeqytetin anglez. Rrugëtimi i flakës olimpike ishte afro 50 kilometra, deri në "O2 Arena", në zonën e Grenuiç dhe më pas ajo do të niset drejt Francës. Flaka u ndez javën e kaluar në Olimpia (Greqi) dhe pasi të kalojë 20 vende më 8 gusht do të transportohet në Pekin, për hapjen e Lojërave Olimpike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›