Rafa Benitez: Gjërat e vogla bëjnë diferencën
Rafael Benitez e ka të qartë se ndërmjet triumfit dhe dështimit ekziston një vijë e hollë. Gjithsesi, ai mbetet i bindur se Liverpuli e ka kualitetin për t‘u kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Të shtunën, "Reds" morën barazimin e dytë 1-1 në fushën e Arsenalit në harkun e katër ditëve. Benitez e ka të qartë se në ndeshjet në arenën ndërkombëtare edhe gjëja më e vogël mund të ndikojë për të kthyer rrjedhën e ndeshjes. "Gjithmonë janë gjërat e vogla ato që bëjnë diferencën, tha tekniku spanjoll. Kur luan kundër skuadrave të mëdha, e ke të qartë se edhe një lojtar i vetëm mund ta ndryshojë rezultatin. Nuk mendojmë për penalltitë, duam të fitojmë brenda 90 minutave".