Votat, në kutitë e gabuara- Topalli: Venecia konfirmoi proceduren tonë
Tiranë- Kryeparlamentraja Topalli e ka cilësuar si një dokument ligjor profesional dhe autoritativ, që do të shërbejë si plan pune në zbatimin e rekomandimeve për zgjedhjet e reja, propozimet e Komisionit të Venecias për Shqipërinë.
Përsa i përket opinionit të Komisionit për votat e hedhura në kutitë e gabuara, kryetarja e Kvendit, Topalli e ka vlerësuar maksimalisht. Komisioni i Venecias u shpreh në rekomandimet e tij u shpreh se e drejta e votës, si e drejtë e njeriut, mbizotëron dhe se legjislacioni duhet të përmbajë procedura për përfshirjen në rezultat të votës së hedhur jo në kutinë e duhur, përbën nje konfirmim të praktikës shqiptare të numërimit të këtyre votave.
Sipas Topallit institucionet në vendin tonë nuk gabuan kur vendosën ti përfshijnë këto vota në rezultatin final, duke shtuar se rasti i Shqipërisë meriton të shënohet si një rast pozitiv i respektimit të vullnetit të votuesve.
“Reforma zgjedhore nuk është një detyrë e lehtë por Shqipëria është e vendosur ta bëjë atë duke e konsideruar suksesin si një gur milear në rrugëtimin e saj drejt BE”- u shpreh më tej Topalli.
Ditën e sotme kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka marrë pjesë në punimet e Komisionit dhe është shoqëruar nga bashkëkryetarët e komisionit “ad hoc” për reformën zgjedhore, deputetët Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri.
Rekomadimet e Komisionit të Venecias për reformën zgjedhore:
“Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR- i rekomandojnë adresimin e problemit të votave të hedhura në kutitë e gabuara në Kodin Elektoral. Gjithashtu, duhet të vendoset një procedurë e qartë për miratimin dhe përfshirjen e votave të hedhura gabim në tabelën e rezultateve. Për shembull, këto vota duhet të vendosen në një kolonë të veçantë në tabelën e numërimit dhe të numërohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha kutive të votimit në një qendër votimi- shkruhet në rekomandimet e Komisionit.
Ndërsa për administratën zgjedhore në rekomadime nënvizohet se sfida kryesore është, gjithsesi, nëse do të jetë e mundur të largohemi nga përbërja aktuale partiake e administratës zgjedhore të bazuar në një balancë ndërmjet të dyja partive politike kryesore, në një administratë zgjedhore që përfshin elementë jopartiakë dhe të paanshëm.
Për veprimtarinë e Kolegjit Zgjedhor Komisioni i Veneciaa evidenton një mospërputhje mes neneve të Kodit Zgjedhor, ku vendimet e Kolegjit nuk apelohen dhe një dispozitë të Kushtetutës. Sipas së cilës vendimet e gjykatave apelohen në një shkallë më lart në proces.
No related posts.