E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtimi, Islami: Sjam njoftuar zyrtarisht

Tiranë- Depupeti socialist, Kastriot Islami ka deklaruar se s’ka asnjë njoftim zyrtar nga kryesia e PS-së për përjashtimin e tij.

“Unë s’kam marrë asnjë njoftim dhe nga kryesia nuk më ka ardhur asnjë komunikim për një përjashtim të mundshëm”- është shprehur Islami.

Po ashtu as Partia Socialiste nuk e ka komunikuar përjashtimin e Islamit në mënyrë zyrtare, madje nuk ka komunikuar as lajmin e djeshëm për një përjashtim të mundshem të tij.

Ndonëse reagimet e medias ishin të shumta si dhe deklaratat e deputetëve të tjerë socialist pritet që në javen në vazhdim të diskutohet zyrtarisht për këtë çështje.

No related posts.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›