Përjashtimi i Islamit nga PS-ja, Meta: Sdua ta besoj
Tiranë- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar se nuk i besohet vendimi për të përjashtuar Kastriot Islamin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Nuk dua ta besoj përjashtimin e Kastriot Islamit- është shprehur Ilir Meta, pas propozimit të kreut të PS-së, Rama për përjashtimin e Islamit.
Ai ka shtuar se pas 21 vjetësh pluralizëm nuk mund ekzitojnë më përjashtimet nga partia. Madje sipas Metës Kastriot Islami thjesht ka shprehur mendimet e tij, dhe këtu s’ka asgjë të gabuar.
Një ditë më parë kryetari i PS-së, Edi Rama ka propozuar që grupi i parlamentar të përjashtojë deputetin, pasi ai mungoi në votimin e së enjtes për kreun e KLSH-së, Bujar Leskaj.
No related posts.