E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmetet, shqiptarët ndjehen të pasigurt në shtëpi

Agjencia e lajmeve BalkanWeb realizoi një sondazh me temën “A e ndieni veten të sigurte nga termetet në shtëpine ku banoni”? Lexuesit e kësaj agjencie i janë përgjigjur “Jo” pyetjes me 1 306 vota ose 75.9%. 

TIRANE-Shqiptarët nuk ndjehen të sigurt në shtëpitë e tyre, kur flitet për fenomene natyrore si tërmetet. Duke marrë shkas nga tërmeti në një rajon të Italisë që shkaktoi rreth 300 viktima, agjencia e lajmeve BalkanWeb realizoi një sondazh me temën “A e ndieni veten të sigurte nga termetet në shtëpine ku banoni”? Lexuesit e kësaj agjencie i janë përgjigjur “Jo” pyetjes me 1 306 vota ose 75.9%. Kurse ata që ndihen të sigurt në banesat e tyre kanë qënë vetëm 414 votues ose 24.1% e totalit prej 1 720 votave dhënë gjithsej në këtë sondazh të vendosur online vetëm prej pak ditësh. Duket se pasiguria vjen për shkak të vetë fenomenit të frikshëm Tërmet ose dhe për shkak të ndërtimeve të reja dhe pa kriter në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku shumicën e rasteve studimet e tokës dhe lëndëve të ndërtimit janë ato ku dyshohet më shumë. Ashtu si në rajonin e Abrucos në Itali ku edhe ndërtime të reja që sipas ndërtuesve do mund të përballonin tërmetet e fuqive të larta janë shembur pas lëkundjeve sizmike të 6 Prillit. Ashtu edhe në Shqipëri, edhe pa patur një tërmet të asaj fuqie, shqiptarët luten të mos ketë kurrë të tille, pasi sic dëshmoi edhe BalkanWeb shumica e votuesve i kanë frikë shtëpitë e tyre në të tilla raste ekstreme.

Sondazhi

A e ndieni veten të sigurte nga termetet në shtëpine ku banoni?

Po 414 (24.1%)
Jo 1306 (75.9%)

Totali votave: 1720

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›