E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deliresi - Korrupsion

Ne pamje te pare perfundimi i konfliktit duket se eshte i paracaktuar. Shkaterrimi i deliresise mbizoterimi i korrupsionit duken te pashmangshme. Por ne kendveshtrimin afatgjate ne ndergjegjen mbareboterore imponohet pastertia e kristalte e Jisuit ndersa figura e korruptuar e Herodit zhytet ne perbuzje. Sepse ky femije qe lind eshte ne te vertete Biri i Perendise qe ka pushtetin e vertete .... e do te quhet emri i tij engjelli i keshilles se madhe keshilltar i mrekullueshem Perendi i fuqishem pushtetar princ i paqes ate i jetes se ardhshme Is.96

Nga Anastasios Janullatos

Kryepiskop i Tiranes Durresit dhe i gjithe Shqiperise

Ne ashpersine qe mbizoteron ne bote Shpetimtari vjen si femije duke theksuar qe ne castin e pare deliresine qe ka ne vetvete dinamike mistike dhe mundesi te panumerta. Me kete pafajesi te qete dhe pa frike Fjala e misheruar e Perendise e shikon realitetin njerezor te korruptuar e te mbushur me djallezi dhe intrige. Sepse femija i sapolindur eshte simboli i paligesise- meqe femija eshte krijese e re thekson shen Kirilli i Aleksandrise. Femija ka nje bukuri me fuqi sa origjinale aq edhe te brishte.

Shpetimtari i botes kerkoi nga te Tijte deliresine e zemres - atje ku lindin deshirat dhe predispozitat. Ai nuk kerkoi nje shpresetari siperfaqesore por pastertine e thellesise se qenies. Me vone ne moshe te pjekur kur Krishti u perball me polemiken e farisenjve te cilet gjoja kishin frike Perendie dhe te saducenjve skeptike paralajmeroi Nese nuk ktheheni dhe nuk lindni si femijet nuk do te hyni ne Mbreterine e qiejve. Dhe i bekoi e i perqafoi femijet e tha Sepse e ketyre eshte mbreteria e Perendise Mark. 1014 e gjithe atyre qe jane si femije ne thjeshtesi ne miresi. E tyrja eshte pra e gjithe atyre qe kane ndertuar prej natyres paligesine e shpirtit dhe perulesine me ane te vullnetit gje qe femijet e kane nga vete natyra e tyre shpjegon kryepiskopi Theofilakt. Dhe Krishti kembengul Me te vertete po ju them juve ai qe nuk e pranon mbreterine e Perendise si femije nuk ka per te hyre ne ate Mark. 1015 Lluk. 1817.

Ne nje rast tjeter duke pershkruar moralin qendrimin ndaj jetes se atyre qe i njeh si te Tijte siguron lum ata qe kane zemer te paster se ata do te shikojne Perendine Matth. 58. Pra sa kane zemer te paster do te shikojne Perendine balle per balle dhe do te kene marredhenie te vertete kungimi me Ate. Keta jane me te vertete te lumur.

Femije na lindi ne. Pafajesia dhe deliresia e femijes e Fjales se misheruar te Perendise e Adamit te ri shpejt do te perballej me zemerashpersine dhe djallezine e Adamit te vjeter dhe te rene te cilat dalin ne pah me te gjithe intensitetin e tyre ne personin e Herodit. Shkoni e vezhgoni mire per djalin u kerkoi mbreti djallezor te diturve te Lindjes Mageve. Edhe si ta gjeni te me lajmeroni qe te vij edhe une e ti falem atij Matth.28. Pushtetari i korruptuar dhe i pandalshem para asgjeje ben plane per te mbaruar pune sa me shpejt me kercenimin qe mbart Jisui i sapolindur deliresia e misheruar. Historia e Krishtlindjes zbulon fare qarte konfliktin Korrupsioni kunder deliresise dhe deliresia e mendimeve predispozitave shtysave kunder korrupsionit- te cdo lloj pushteti te madh apo te vogel.

Ne pamje te pare perfundimi i konfliktit duket se eshte i paracaktuar. Shkaterrimi i deliresise mbizoterimi i korrupsionit duken te pashmangshme. Por ne kendveshtrimin afatgjate ne ndergjegjen mbareboterore imponohet pastertia e kristalte e Jisuit ndersa figura e korruptuar e Herodit zhytet ne perbuzje. Sepse ky femije qe lind eshte ne te vertete Biri i Perendise qe ka pushtetin e vertete .... e do te quhet emri i tij engjelli i keshilles se madhe keshilltar i mrekullueshem Perendi i fuqishem pushtetar princ i paqes ate i jetes se ardhshme Is.96.

Pastertia e Jisuit shenjteria e shpirtit te Tij nuk ka asnje lidhje me naivitetin dhe pafuqine. Perkundrazi ajo shfaqet e guximshme dhe e palekundur. Jisu Krishti godet hipokrizine padrejtesite korruptimin. Kritika e Tij kumbon ne menyre percaktuese ne vazhden e historise se botes duke permbysur sisteme te fuqishme e te korruptuara.

Lindja e femijes Jisu na cel syte per te perqendruar vemendjen tone ne pafajesine dhe pastertine e syve femijerore ne cdo qoshe te planetit tone ku ata pane driten per here te pare. Ti shikojme me respekt e dhembshuri dhe te shprehim per sa me shume femije qe mundemi interesim johipokrit dhe me vepra.

Por me kryesorja te kerkojme perbrenda nesh ne thellesine e shpirtit tone femijen deliresine e cila e ndjekur nga ana egoiste e vetes sone- gje qe te kujton nje Herod te korruptuar- eshte merguar ne ndonje cep te subkoshiences sone. Me gjithe ndryshimet qe sjell jeta cdo njeri fsheh ne ndonje ane te shpirtit te tij dicka nga pafajesia e tij fillestare femijerore. Le ti japim pastertise dhe deliresise- se mendimeve predispozitave shtysave- vendin e duhur ne jeten tone.

Sigurisht jane te mira shpalljet dhe te dobishme vendimet per te luftuar korrupsionin. shte i nevojshem kerkimi i metodave dhe sistemeve per ta mundur ate. Por nga sa dalin ne drite cdo dite eshte treguar qartazi se menyrat dhe metodat e shmangies se masave ligjore jane me te shumta.

Korrupsioni buron nga mendja dhe zemra. Dhe pikerisht atje duhet ne menyre afatgjate bashke me mjetet teknike te drejtperdrejta te drejtohet trajtimi kurues i shoqerise sone.

Duke filluar nga edukimi i drejte i femijeve i te vegjelve dhe te medhenjve duke i bere ata te duan bukurine e deliresise dhe te ndershmerise. Te mesojne te urrejne mashtrimin dhe jo te mburren per te. Te ndergjegjesohen se sinqeriteti karakteri i palekundur dhe drejtesia te gjitha keto forma te deliresise edhe kur dikush eshte ne moshe te pjekur nuk jane dobesi por cilesite e karakterit fisnik dhe te paepur- qe si perfundim mbetet gjeja me e vyer per familjen shoqerine dhe qyteterimin.

Femije na lindi ne. Ne kete te kremte te madhe te Krishtlindjeve le te lutemi me pergjerate qe Fjala e misheruar e Perendise te na fale dicka nga pafajesia e urte dhe deliresia e Tij e patrembur. Le te na dhuroje pasterti ne qellimet ne ndjenjat ne shtysat dhe veprimet tona.

Dhe te na ndricoje me fuqine e se vertetes dhe te dashurise se Tij te rezistojme fort ndaj cdo forme korrupsioni- te jashtem apo te brendshem.

Krishtlindje te bekuara Viti i Ri qofte i mbushur me drite dhe shprese

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›