E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat e Dick Marty Ruci: Raporti, atentat ndaj stabilitetit në rajon

TIRANE- Në emër të opozitës shqiptare, kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci, dënoi akuzat e raportuesit të KE, Dick Marty, ndaj kryeministrit të Kosovës dhe UCK-së për lidhje me trafikun e drogës, armëve dhe organeve.

Nga foltorja e Kuvendit, Ruci kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të shprehet me një rezolutë e cila të dënojë ashpër akuzat që i bëhen shtetit tonë dhe Kosovës.
Ndërkaq Ruci e quajti raportin e Marty si një antentat që i bëhet stabilitetit në rajon.

“Akuzat në raport dëmtojnë shtetin tonë, nuk janë thjesht akuza ndaj Thacit. Ky raport rrezikon stabilitetin në rajon” u shpreh Ruci.

Topalli: Raporti ka qëllim antishqiptar
Edhe kryetarja e Kuvendit ripërsëriti gjatë seancës së sotme në Kuvend, qëndrimin e saj lidhur me raportin e raportuesit të Dick Marty, duke e akuzuar atë për shpërdorimin e detyrës.

“E përsëris, është raporti më politik, shpërdorim total i detyrës së një anëtari të Asamblesë së Këshillit të Europës. Nuk ka asnjë provë, flitet për disa përshkrime. Raporti ka qëllim antishqiptar, është kudnër popullit tonë, kundër paqes në rajon.

Dick Marty: Kam prova per trafikun e organeve
Gjatë një konference për shtyp, sot në Paris, raportuesi Dick Marty mbrojti raportin e tij ku akuzon liderët kosovarë, përfshirë këtu dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për trafik organesh njerëzore dhe krime të tjera në përfundim të konfliktit në Kosovë. 

Gjatë konferencës, Marty deklaroi se hetimi i tij është shumë serioz dhe se ai ka fakte e prova për akuzat e bëra në raport duke i kërkuar autoriteteve përkatëse të nisin hetimet pasi të kenë shqyrtuar me vëmendje raportin e tij, i cili është fryt i një hetimi 2 vjecar bazuar edhe në burime të FBI-së.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›