E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e shtetit: 179 shqiptarë kanë kaluar sot kufirin

Policia e shtetit ka bërë publike ecurinë e lëvizjeve të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE-së pa viza por të pajisur me pasaporta biometrike. Kështu sipas policisë së shtetit nga mëngjesi i ditës së sotme në pikat e kalimit kufitar kanë kaluar me pasaportë biometrike 179 shtetas shqiptarë.
Sipas policisë nga pika e kalimit kufitar Rinas kanë kaluar 115 shtetas, në Kapshticë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 17 shtetas shqiptarë, përmes pikës së kalimit kufitar Qafë Botë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 18 shtetas dhe nga Kakavija kanë lëvizur 29 shqiptarë.
Sipas policisë procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë ka vijuar normalisht pa probleme në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Mësohet se nga departamenti i kufirit dhe migracionit në policinë e shtetit janë marrë të gjitha masat për një lëvizje normale dhe pa probleme të shtetasve shqiptarë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›