E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitet një bankë në rrugën e Kavajës

Dy persona të armatosur janë futur në brendësi të filalit të bankës NBG duke grabitur 300 mijë lekë të rinj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës ku sipas policisë dy persona të veshur me xhupa dhe pantallona të zinj si dhe me kapuç në kokë janë futur të armatosur në bankë dhe kanë kërcënuar punonjëset e këtij filiali. Nga ky kërcënim ata kanë arritur të marrin 300 mijë lekë të rinj dhe më pas janë larguar me një motorr.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur punonjësit e policisë të cilët kanë nisur menjëherë hetimin, marrjen në pyetje të punonjësve dhe menjëherë verifikimin e kamerave të filialit të bankës.

Sipas burimeve mësohet se tashmë do të shihen me imtësi kasetat të cilat kanë regjistruar hyrjen e dy personave në bankë dhe duke qenë se ata nuk kanë qenë më maskë do të jetë më e lehtë për policinë që të mund edhe t`i identifikojë nëse ata janë edhe kontigjent i policisë.

Ndërkohë që një javë më parë në një deklaratë për shtyp policia e Tiranës ka bërë publike edhe arrestimin e disa personave të cilët kishin realizuar një seri grabitjesh bankash në kryeqytet gjatë viti 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›