E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat e Dickn Marty-t, zgjim i demonëve të urrejtjes antishqiptare

07-01-2011 / Gazeta 55

Sali Berisha -  Agim Çeku


Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim ish kryeministrin dhe kryetarin e partisë Social Demokrate në Kosovë, Agim Çeku. Në këtë takim ish kryeministri i Kosovës e njohu kryeministrin Berisha  me zhvillimet në Kosovë, duke u ndalur kryesisht tek zgjedhjet parlamentare, por edhe tek raporti i Dick Marty-t. Kreu i qeverisë Sali Berisha vuri theksin se në Luftën Çlirimtare të popullit të Kosovës, përmes të cilave tha se, Lufta Çlirimtare e popullit të Kosovës është një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit shqiptar, por edhe të Ballkanit, pasi i dha fund kolonisë së fundit në Europë. Gjithashtu kryeministri Berisha në këtë takim me ish homologun e tij të Kosovës Agim Çekun nënvizoi se pavarësisht se raporti i Dick Marty, pa asnjë fakt dhe provë, ri-përsërit akuza, shpifje dhe trillime të gatuara në Beograd nga Millosheviçi dhe ultra-nacionalistë të tjerë serbë, Shqipëria mirëpret dhe është tërësisht e hapur për çdo hetimi nga institucione të njohura ndërkombëtar, për çdo problem që lidhet me krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Në këtë kontekst, autoritetet shqiptare kanë ftuar zyrtarisht Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte dhe EULEX që të rimarrë përsëri çdo hetim për të zbardhur çdo të vërtetë që ka të bëjë me krimet e luftës apo me krimet kundër njerëzimit, nga kushdo që t’i ketë kryer ato. Autoritetet shqiptare do t’u garantojnë EULEX dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm për të përmbushur me sukses çdo hetim. Ndërsa histeria antishqiptare, e udhëhequr dhe frymëzuar nga Dick Marty, eksponentë të tjerë të racizmit antishqiptar dhe avoketërve të krimeve të Sllobodan Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë, është thjesht një zgjim i demonëve të urrejtjes antishqiptare, e cila është tërësisht pa të ardhme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›