E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, pushime faraonike në hotel “Adler”, nën shoqërinë e Sheikëve miliardierë

07-01-2011 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, njihet si abuzuesi më i madh i momenteve festive, të cilat përveç alegorisë që i dhurojnë njeriut, mendohet se e influencojnë atë drejt një çmendurie të mbushura me beteja skandale. Të këtij lloji janë dhe momentet e relaksit që Edi Rama kalon sa në Paris, Dubai, Abu Djabi, apo dhe në resortin e famshëm, “Adler”.
Në një kohë kur socialistët mbronin kauzën e tyre në Kuvendin, kauzën e hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, Edi Rama i bëri bisht përgjegjësisë dhe debatit të zjarrtë, që sigurisht kërkonte ‘kokë turku’, për atë që u shpenzua gjatë 20 muajve me radhë dhe si përfundim asgjë s’ndryshoi, veç destinacionit turistik të kryesocialistit.
Dështimi i përpjekjeve për të përmbysur institucionet e ligjit, sigurisht që Edi Ramës i përshkallëzoi dhimbjet e kokës dhe rikthimin në gjendjen normale, pavarësisht se të përkohshme mund t’ia impononte vetëm një seancë e mirë thithje substance 3 mijë eurosh, por edhe kësaj i doli nami.
Fluturimi për në Paris, u duk si zgjidhja më e pranueshme, të cilën mendohet se e certifikoi automatikisht edhe Linda. Por as aty s’bëhej. Ndonëse një vit më parë iu drejtua plazheve të nxehta të Sharm El Sheikut apo Burxh Al Arabi, andej ku janë të legjitimuar plazhet nudo, ose turizmi seksual, për t’u mbarsur me adrenalinë, mbi kufijtë e normales, ku turizmi seksual, i mbushur me perversitete homoseksualizmi e pedofilie në Bangkok, i trazuar edhe me të nxehtin e klimës së Sharm El Sheikut, Edi Rama zgjodhi t’i drejtohet resortit me famë botërore dhe mbi 400 vjeçare, “Adler Resort”. Atje ku, krahas seancave të dezintoksikimit, e cila mund të përkthehet edhe në narkovizitë, mësohet se është shoqëruar nga sheikët e golfit, pasanikët e naftës arabe, të cilëve s’iu trembet syri për 10 mijë euro nata që mund të kushtojë një suitë në këtë pikë turistike.
 Varfanjaku i socialistëve ka qëndruar majë më majë me sheikët, duke demonstruar shpesh herë edhe xhentilin edhe pse, faturat e tyre mund të llogariteshin në qindra mijëra euro. 3 mijë eurot e Edi Ramës, flasim për ato të deklaruarat, sigurisht që janë thjesht në vrimë në ujë.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›