Viti 2011, kurs vendimtar për integrimin e Shqipërisë në BE

Diplomacia, objektivi kryesor drejt integrimit në BE
Kryeministri Berisha në prezantimin e objektivave për vitin 2011, ka vlerësuar me rëndësi të jashtëzakonshme, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kreu i qeverisë vuri theksin tek të gjitha objektivat më të rëndësishme që përbejnë dhe çelësin e mbarëvajtjes dhe progresit që do të shënojë Shqipëria për të arritur marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Evropian brenda këtij viti. Berisha në fjalën e tij, theksoi objektivat kryesore për çdo ministri përkatëse të cilat përbëjnë dhe institucionet bazë të qeverisë.
Kryeministri, si objektiv kryesor të diplomacisë shqiptare cilësoi dy institucionet kryesore që luajnë rol themelor në realizimin e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.
Ministria e Jashtme dhe Ministria e Integrimit janë objektivi kryesor i diplomacisë sonë drejt integrimit në BE si dhe orientimi i diplomacisë sonë drejt një diplomacie ekonomike u shpreh në fjalën e tij kryeministri Berisha. Ne besojmë se lidhjet më të mira politike realizohen nëpërmjet konsolidimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve ekonomike.
Një rol tjetër tepër të rëndësishëm luan edhe Ministria e Brendshme e cila ashtu sic tha edhe kryeministri Berisha kjo ministri ka detyra shumë të rëndësishme.
Ministria e Brendshme ka një kompleks të tërë detyrash i cili është tregues evropian në konsolidimin e tyre në të gjitha fushat, si garancia e jetës, e veprimtarisë së jetës të qytetarëve shqiptarë, luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.
Ndërsa për sa i përket Ministrisë së Financave e cila luan rolin kryesor në ekonominë e vendit, kryeministri Berisha nënvizoi se kjo ministri do të përmbushë me përgjegjësi të gjitha objektivat makroekonomike, që i përkasin zbatimit të buxhetit të qeverisë.
Berisha tha se të gjitha këto përgjegjësi janë detyra madhore të Ministrisë së Brendshme. Kreu i qeverisë shprehu besim të plotë se kjo ministri do të përmbushë të gjitha këto detyra madhore. Ndër të tjera kryeministri Berisha theksoi se ky vit do të jetë viti i ambicieve më të mëdha të qeverisë shqiptare. “Ambicie pozitive, pasi unë fjalën ambicie e kam në sensin më pozitiv”, tha kreu i qeverisë Berisha.
Më tej ai shtoi se ambicia pozitive është një promotor i fuqishëm i performancës, realizmit, përkushtimit të njeriut. Në përfundim të fjalës së tij kryeministri Berisha me optimizëm u shpreh duke dhënë mesazhin që duhet të ndihemi krenarë më Shqipërinë. “Ndaj dhe le ta shndërrojmë këtë, në vitin e zhvillimeve më të mëdha që mbarë shqiptarët kanë njohur për veten, familjen e tyre, vendin e tyre. Le të bëjmë së bashku që shqiptarët ta duan më shumë dhe të ndihen më krenar me veten e tyre,me shtëpitë e tyre, familjet e tyre, të njohurit e tyre, vendin e tyre”, nënvizoi kryeministri Berisha.