E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Martit mund te ndikojne ne marredheniet e Kosoves me Perendimin

Akuzat per krim te organizuar dhe trafikim organesh ndaj kryeministrit Hashim Thaci dhe Ushtrise lirimtare te Kosoves te bera nga parlamentari Dik Marti ne raportin e tij rrezikojne te pengojne perpjekjet e Prishtines per te siguruar njohjen e plote te pavaresise se saj dhe mund te kene ndikime te medha ne marredheniet e shtetit te ri me Perendimin.

Raporti pretendon se ne baza te tilla si kjo e ashtuquajtur Shtepi e Verdhe ne Shqiperi pjestare te Ushtrise lirimtare te Kosoves kane vrare deri ne 500 te burgosur dhe u kane hequr organet per ti shitur ne tregun e zi nderkombetar.

Autori i tij raportuesi i Keshillit te Evropes Dik Marti thote se krimet u mbuluan pas luftes ne Kosove.

Kjo dihej nga shume njerez te cilet privatisht e pohonin se e dinin por per arsye politike kishin vendosur te mos flisnin tha zoti Marti.

Raporti madje cilesonte Kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci si kreun e nje bande kriminale qe perfitonte nga tregtia e organeve dhe qe merrej me vrasje dhe trafikim droge.

Zoti Thaci partia e te cilit fitoi ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit thote se keto akuza jane perpjekje per te hedhur balte mbi udheheqesit e vendit.

Raporti skandaloz i parlamentarit te Keshillit te Evropes Dik Marti eshte nje dokument plot me fyerje dhe genjeshtra qe riciklon nje propagande 15-vjecare tha kryeministri i Kosoves.

Serbia e ka pershendetur raportin e zotit Marti.

Forcat serbe u terhoqen nga Kosova pas fushates se bombardimit nga Natoja ne vitin 1999. Qe nga shpallja e pavaresise ne vitin 2008 Kosovcen e kane njohur 72 vende.

James Ker-Lindsay i Shkolles Ekonomike te Londres ka shkruar nje liber mbi perpjekjet e Kosoves per te fituar pavaresine. Ai thote se akuzat mund ta pengojne perparimin e bere deri tani.

Mendoj se kjo do tua beje shume me te veshtire mbeshtetesve te pavaresise se Kosoves per te siguruar me teper njohje. Prandaj ne kemi pikepyetje edhe rreth dialogut politik me Beogradin. Qeveria serbe ka thene se ende eshte e interesuar per te biseduar por nese keto akuza nisin te hetohen dhe del dicka atehere do te ishte shume e veshtire per qeverine serbe te vazhdoje te bisedoje me zotin Thaci.

Ne raport thuhet se bandat kriminale kane vazhduar te heqin organe edhe pas luftes ne kete klinike afer Prishtines.

Aktualisht shtate persona jane ne gjyq per heqje organesh nga njerez qe jetojne ne varferi te skajshme. Prokuroret thone se njerezve te varfer nga Moldavia Kazakistani Rusia dhe Turqia u ishin ofruar deri ne 20 mije dollare per organet e tyre para te cilat nuk u paguan kurre.

Kirurgu Lutfi Dervishi akuzohet si drejtuesi i ketij grupi. Raporti i Keshillit te Evropes e lidh ate me akuzat per rrembimet dhe vrasjet e civileve serbe per tu marre organet. Ai i ka mohuar akuzat.

Prokurori i ceshtjes Xhonathan Ratel thote se ekzistojne arsye se perse Kosova me sa duket eshte nje nyje per trafikim te paligjshem organesh.

Ne vendet e pas konflikteve klinika te tilla mund te ngrihen shpejt zbatimi i ligjit shendetesor eshte i dobet dhe disa njerez perfitojne nga kjo. Mundesite per shfrytezim personash me ane te trafikimit eshte shume e madhe.

Keshilli i Evropes do ta shtroje per diskutim raportin muajin e ardhshem dhe do te vendose nese do te nise hetime penale lidhur me akuzat kunder Kryeministrit Thaci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›