E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder rifillimi i shirave veshtireson operacionet humanitare

Ne Shkoder rifillimi i shirave dhe shkrirja e debores po veshtiresojne operacionet humanitare ne zonat e permbytura. Sot ne Shkoder gjenden te permbytura 8200 hektare toke dhe me shume se 1500 banesa. Disa mijra banore ende nuk kane mundur te kthehen ne banesat e tyre dhe ne qendrat pritese vazhdojne te qendrojne 1400 njerez te evakuar. Per shkak te rifillimit te rreshjeve Hidrocentrali i Vaut te Dejes ka rritur sot shkarkimet. Ne komunat problematike te Dajcit Velipojes dhe Anes se Malit gjenden forca te shumta te policise dhe ushtrise qe po punojne ne mbeshtetje te popullates se rrezikuar. Operacionet humanitare ne terren drejtohen nga Qendra Operacionale e Forcave te Armatosura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›