E Shtunë, 31 Tetor 2026

Normalizohet situate ne Kakavije. Masa per shmangien e rradheve

Shkon drejt normalizimit situata në pikën doganore te Kakavijes në Gjirokastër, ku për dite me radhe eshte penguar nga policia greke lëvizja e qytetarve shqipëtarë me pasaporta biometrike. Sipas statistikave zyrtare nga dogana e Kakavijes gjatë 24 orëve të funndit kanë hyrë në tokën greke 650 shtetas shqiptarë me pasaporta biometrike.

Mësohet se 51 shtetas me pasaporta biometrike janë kthyer mbrapsh nga polica greke pasi 30 prej tyre nuk kishin dokumentacionin e nevojshmë për lëvizje ndërsa 21 të tjerë ishin me precedentë penalë.

Zëdhënsi i drejtorisë së policisë së Gjirokastrës Gentian Mullai tha se rritja e fluksit të lëvizjes nga qytetarët me pasaporta biometrike dhe emigrantëve për festat e fundvitit ka bërë që policia të marë masa për të mos patur pritje dhe radhë të gjata.

Ismail Xhaferri                    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›