E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia projekt për gjelbërimin e Lanës, Rama: Po punojmë intensivisht

TIRANË- Në kuadër të nismës “një qytetar një pemë”, Bashkia e Tiranës mbolli sot 150 pemë në skarpatin e Lanës, nga ura Teknologjike, tek Unaza e Re.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, duke iu referuar punës për shndërrimin e kësaj zone në një park linear, i cili do të jetë në shërbim të gjithë komunitetit dhe do i japë Lanës një përmasë krejt të re në shtrirjen e vet në krahun perëndimor, u shpreh se “jemi në një fazë të re për transformimin e zonës. Shtrati i Lanës është garanci kundër përmbytjeve. Për këtë arsye po punojmë intesivisht”.

Sipas Bashkisë, deri në përfundim të këtij projekti, 510 pemë do të mbillen në skarpatet e Lanës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›