E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita proteston ne Vlore. Rama Misioni yne largimi i Berishes

Protesta e rradhes se opozites eshte mbajtur ne Vlore, nga ku kreu i opozites Edi Rama tha se largimi i Sali Berishes eshte misioni i domosdoshem i opozites dhe i shqiptareve. Kjo pasi kryeministri qe qendron mbi kutite  e mbyllura ka varfëruar me tej shqiptaret, deklaroi Rama perpara vlonjateve.

“Sali Berisha ka dështuar. Ka lënë në baltë Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot përpiqet të mbulojë dështimin e tij duke hedhur përditë e më shumë baltë mbi opozitën, duke e treguar opozitën si arsyen e vetme të problemeve që kanë shqiptarët. Ndërkohë e vetmja arsye pse shqiptarët nuk ecin dot më shpejt përpara, e vetmja pse shumë e shumë shqiptarë nuk përfitojnë dot nga kufijtë e hapur sepse janë të varfër, sepse janë të papunë, sepse janë të pamundur, është dështimi i Saliut dhe faji është i Saliut” tha Rama.

Kryeopozitari akuzoi kundeshtarin politik Sali Berisha se nuk po qeveris me shqiptaret, por vetem sulmon opoziten per te larguar vëmendjen nga problemet e tyre te shumta, qe kjo qeverisje ka shkaktuar tha me tej kreu i opozites.
“Opozita është sot këtu më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë sepse sot më shumë se asnjëherë Shqipërisë i duhet opozita dhe më shumë se asnjëherë opozita shqiptare është e vendosur që ta çlirojë Shqipërinë nga kthetrat që e kanë marrë peng duke e penguar që të zgjedhë dhe duke e detyruar që të jetë nën këtë zgjedhë të padurueshme të papunësisë dhe të varfërisë” tha Rama.

Protestat e opozites qe deri me tani jane mbajtur ne Elbasan, Pogradec, Durres, Lushnje dhe Vlore do te vijojne, konfirmoi kryetari i saj megjithe kompromisin per fillimin e hetimit te zgjedhjeve. Kjo pasi sipas Rames problemet qe qeveria e Berishes u  ka shkaktuar shqiptareve jane shume me te gjera.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›