E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngricat aksident ne aksin Lezhe-Milot. Nje i vdekur dhe dy te plagosur

Bora e rënë një ditë më parë dhe ngricat kanë krijuar mjaft probleme në qarkullimin rrugor në Qarkun e Lezhës, ku janë shënuar disa aksidente. Kështu gjatë mesnatës në autostradën Lezhë- Milot ka gjetur vdekjen një person dhe janë plagosur 2 të tjerë në vendin e quajtur mbikalimi i Ishull Lezhës.

Policia rrugore bën të ditur se janë përplasur dy automjete një fuoristradë me targa të Kosovës me një betoniere pa targa. Si pasojë e kësaj përplasjeje ka gjetur vdekjen 65 vjecari Kolë Gjoni nga Velipoja i cili udhëtonte me foristradë si dhe janë plagosur rëndë edhe 2 pasagjerë të tjerë të të njëjtit automjet, Fatjon Gjoni 20 vjec dhe Marsel Gjoni 17 vjec.

Dy të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas burimeve policore shkak i aksidentit kanë qënë ngricat në rrugë.

Vetëm këtë jave në autostradën Tiranë- Lezhë janë shënuar dy viktima si pasojë e aksidenteve. Tre ditë më parë një drejtues motorri 77 vjec humbi jetën në në afërsi të fshatit Rrilë, pasi është përplasur me një furgon.

Lindita Kokaj        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›