Akuzat e Metës “Berisha po godet pavarësinë e Prokurorisë”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Përpjekjet për të ndryshuar statusin kushtetues të prokurorëve, heqja e imunitetit të tyre, shkarkimi nga detyra me fillimin e procedimit penal, ndryshimi i varësisë së policisë gjyqësore, të gjitha këto janë një agresion i rëndë për kapjen që kjo Qeveri do t u bëjë institucioneve të pavarura, veçanërisht atij gjyqësor”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, akuzon kryeministrin Sali Berisha se po godet institucionet e pavarura. Sipas tij, Reforma në Drejtësi përbën dështimin e rëndë të radhës së Qeverisë së Sali Berishës, ndërsa goditja që synohet ndaj pavarësisë së Prokurorisë, është një tjetër konkretizim i filozofisë autoritariste dhe autokratike që kjo Qeveri ka nisur që në natën e 21 prillit kur u miratuan ndryshimet kushtetuese. Meta, duke analizuar nismën më të fundit të demokratëve për ligjin e Prokurorisë, pohoi se gjëja më e rëndë në këtë situatë është se Qeveria nuk ka aspak ndjeshmëri ndaj këshillave dhe vërejtjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë të BE-së, SHBA-së dhe OSBE-së. Kreu i LSI-së theksoi se Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore, janë sfidë për gjithë klasën politike të vendit dhe, si të tilla, nuk mund të realizohen si monopol i një force politike, dhe me një mungesë të theksuar të transparencës.
Deklarata
“Përpjekjet për të ndryshuar statusin kushtetues të prokurorëve, heqja e imunitetit të tyre, shkarkimi nga detyra me fillimin e procedimit penal, ndryshimi i varësisë së policisë gjyqësore, heqja e të drejtave të përfaqësuesit të Presidentit në Këshillin e Prokurorisë dhe marrja e tyre nga përfaqësuesit e qeverisë, shmangia e qëllimtë nga procesi i mendimit ekspert dhe veçanërisht e shoqatës së prokurorëve dhe e trupave të tjera të specializuara juridike, dhe të gjitha këto janë një agresion i rëndë për kapjen që kjo Qeveri do t u bëjë institucioneve të pavarura, veçanërisht atij gjyqësor”, - deklaroi dje, Meta. Kreu i LSI-së theksoi më tej se shqetësuese është veçanërisht fakti se kjo Qeveri nuk ka asnjë ndjeshmëri ndaj këshillave dhe vërejtjeve të vazhdueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë, të BE-së, SHBA-së dhe OSBE-së, që tashmë po u bien fort kambanave të alarmit për qëllimet e mbrapshta uzurpuese të qeverisë ndaj gjyqësorit. Ai theksoi se Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore, janë sfidë për gjithë klasën politike të vendit dhe si të tilla nuk mund të realizohen si monopol i një force politike, dhe me një mungesë të theksuar të transparencës. Madje, Meta kujtoi se këto reforma nuk u realizuan në asnjë element të tyre përpara ftesës për në NATO, gjë që ishte kërkuar prej partnerëve tanë dhe, me sa duket, nuk do të realizohen as gjatë kësaj legjislature, pavarësisht premtimeve të rreme të kryeministrit Berisha. “Ne nuk kemi besim se Sali Berisha mund t i japë vendit reforma për një sistem gjyqësor të pavarur e profesional, ashtu siç nuk besojmë se ai mund të zhvillojë dhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Prandaj unë ftoj gjithë opozitën në një qëndrim të përbashkët që të përdorë të gjitha mjetet parlamentare e ligjore në mbrojtje të pavarësisë së sistemit gjyqësor, që ai të mos uzurpohet nga revanshizmi i Sali Berishës”, - tha ai. Kreu i LSI-së u shpreh më tej se është paradoksale, por edhe shumë evidente, që në kohën kur Qeveria e Berishës bën spote me fondet e buxhetit të shtetit dhe me taksapaguesit shqiptarë me karakter mashtrues, gjoja për sukseset e mëdha në luftën kundër korrupsionit, kjo Qeveri, pikërisht institucionin kryesor në luftën kundër korrupsionit, synon ta dobësojë duke e vendosur atë në varësi të ekzekutivit për arsye shumë evidente për mbrojtjen e kësaj korace korruptive që ka krijuar qeverisja e Berishës në të gjitha hallkat e saj.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008