“Gabimet” e Përmbarimit, 240 dosje në gjykatë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Pretendojnë se Përmbarimi u ka shkaktuar dëme financiare dhe për të zgjidhur konfliktin i janë drejtuar gjykatës. Bëhet fjalë për kundërshtimin e veprimit përmbarimor. Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se vetëm gjatë këtij viti kanë shqyrtuar 240 dosje. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në shumë prej dosjeve konfliket janë mes dy personave, por njëra palë është dëmtuar pas ekzekutimit të vendimit përmbarimor. Ndërkohë në shumicën e dosjeve është rrëzuar kërkesa e palës që ka bërë kallëzimin në gjykatë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e çështjeve janë në proces gjykimi. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë janë shqyrtuar një numër më i vogël çështjesh me objekt gjykimi kundërshtimin e vendimit të Përmbarimit.
Kërkesat
Vendimet e përmbarimit kanë çuar në gjykatë 240 persona, të cilët u kërkojnë togave të zeza kundërshimin e këtij vendimi. Burime nga Gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se personat fizikë ose juridikë pretendojnë se zyra e përmbarimit nuk ka vepruar sipas rregullave dhe kanë kërkuar kundërshtimin e këtij veprimi. Sipas të njëjtave burime, mësohet se pjesa më e madhe e pretendimeve që janë paraqitur në gjykatë, janë rrëzuar. Por në një numër të vogël çështjesh, i është dhënë e drejtë palës kallëzuese, duke detyruar zyrën e përmbarimit të paguajë jo vetëm dëmin e shkaktuar individit, por dhe shpenzimet gjyqësore.
Legjislacioni
Detyrat që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit, sipas legjislacionit shqiptar janë parashikuar të zgjidhen në nenin 609. Sipas ligjit mësohet se “Dëmi duhet të jetë rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit të personit. Mospengimi i një ngjarjeje nga personi që ka detyrimin ligjor për ta mënjanuar, e ngarkon atë me përgjegjësi për dëmin e shkaktuar”.
Ligji
DETYRIMET QË RRJEDHIN NGA SHKAKTIMI I DËMIT
Kreu: 1, DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni: 610
Përmbajtja: Është e pavlefshme marrëveshja që paraprakisht përjashton ose kufizon përgjegjësinë e personit që ka kryer dëm me faj.
Titulli: 4, DETYRIMET QE RRJEDHIN NGA SHKAKTIMI I DEMIT
Kreu: 1, DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni: 611
Përmbajtja: Nuk është përgjegjës ai që i shkakton dëm tjetrit për mbrojtjen e nevojshme të tij ose të një të treti.

Neni: 612
Përmbajtja: Personi që ka shkaktuar dëmin duke qenë i shtrënguar nga nevoja për të shpëtuar veten ose të tjerët nga rreziku i atëçastëm i një dëmi të rëndë, rrezik i cili nuk ka qenë shkaktuar dhe as nuk mund të mënjanohej prej tij, detyrohet të shpërblejë dëmin. Gjykata, duke marrë parasysh rrethanat e posaçme të çështjes, mund ta shkarkojë plotësisht ose pjesërisht këtë person nga detyrimi i shpërblimit të dëmit.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008