Tropojë, gjendet predhë murtajë 100 m nga banesat
Autori i Lajmit: red.
Pikërisht në momentin ku 15 milionë metra katrorë në Tropojë, Kukës e Has po deklarohen të pastruara nga minat- antinjerëz të vendosura në zonën kufitare me Kosovën gjatë viteve të konfliktit me Serbinë, predhat e dala në sipërfaqe, alarmojnë banorët dhe pushtetarët vendorë. Në fshatin Kamenicë të Tropojës u gjet një predhë mortajë e paplasur në mes të një lëndine, jo më larg se 100 metra nga shtëpitë e banuara. Zona në fjalë është e liçencuar që në vitin 2001 si zonë e pastruar nga minat dhe mbetet mister prania e predhës detonatore në zonën e banimit. Menjëherë pas gjetjes së kësaj predhe, Policia e Tropojës mori masa për neutralizimin e saj, ndërkohë mbetet në diskutim çështja, nëse zona në fjalë është tërësisht e pastruar nga minat e serbëve, të vëna gjatë vitit 1999. Fshati Kamenicë, që nga viti 1999- koha e vendosjes së minave në territorin në kufi me Kosovën, ka pasur 1 të vdekur, 5 persona të gjymtuar dhe dhjetëra bagëti të ngordhura.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008