Akuzat e PS ndaj Kolegjit, Topalli: Topi bëri Judën
Znj.Topalli, po e nisim me deklaratën e përbashkët të znj.Eshton dhe z.Fyle se zgjedhjet ishin të mira, por zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të tilla.
Përshëndes këtë deklaratë të përbashkët të z.Fyle dhe znj.Eshton, ashtu si dhe deklaratat pararendëse si ajo e z.Kantrimen, i cili përcaktoi zgjedhjet si më të mira se ato të 2009-ës. Kjo na bën ne si shqiptar të ndjehemi më krenar sepse përsëritet deklarata se zgjedhjet ishin transparente, dita e zgjedhjeve ishte historike. Bie dakord me çdo frazë, bie dakord me ta. Jemi dëshmitarë të 8 majit se ato ishin transparente, ditë e mrekullueshme votimi, pjesëmarrje masive dhe një proces zgjedhor i vështirë edhe procedural. Para se të vinte 8 maji ne kishim një situatë të tillë, që PS-ja dhe Rama bojkotoi zgjedhjet. Berisha ftonte opozitën që të zbatonte rekomandimet e OSBE-ODHIR-it. Ata e pranojnë që Shqipëria ka bërë progres. Kapitulli i zgjedhjeve lokale është i mbyllur dhe thelbi i tyre është që duhet ecur përpara në rrugën e integrimit.
Problemi mbeti te Tirana…
Kryetarët e bashkive nuk zgjidhen nga unë apo dikush tjetër. Garën e fitoi "Aleanca për Qytetarin" në Tiranë. U përmbys ai realitet që ishte përpara. Nga 9 bashki që kishte PS-ja, maxhoranca mori 7 bashki. E kuptoj rrugën që ndoqi z.Rama për t'ju drejtuar institucioneve kushtetuese. Por, ai duhet të kuptojë që procesi është mbyllur dhe se ndërkombëtarët pohuan në mënyrë të qartë se zgjedhjet ishin më të mira se ato të 2009-ës. Diferenca e ngushtë ishte një test për shtetin, për demokracinë. Kolegji Zgjedhor përmbushi detyrimet e tij për 8 majin.
Çfarë do të bëjë maxhoranca që të tejkalojë situatën e krizës për t'i hapur rrugën integrimit të vendit?
Është jo kushtetuese që deputetët nuk lejohen të votojnë për ligjet që kanë të bëjnë me reformat integruese. Janë 12 ligje që 4-5 prej tyre kërkojnë edhe votat e opozitës. Parlamenti ka miratuar qindra ligje, akte dhe vendime të rëndësishme dhe ky Parlament sa kohë varet nga votat e maxhorancës ka bërë një punë kolosale. Ka pasur një sens të madh përgjegjësie nga ana e maxhorancës, por u përballëm me një opozitë bllokuese. Megjithatë, për shkak të reformave titanike kemi një Shqipëri që bën progres, që ka rritje ekonomike.
Ka një ankesë për votim të parregullt në një Parlament të tillë. Një deputet ka votuar dy herë?
E keni fjalë për një organizatë që bën bujë në media? Jam kryetare e Kuvendit dhe do të shohë kush nga deputetë ka munguar. Kush ka munguar nuk do të marrë rrogën. Por, është çështje spekulimi. Atë ditë kam pasur 71 vota, pra kishte kuorum.
Pse e sulmoni z.Topi?
Kur SHBA-ja u krijuan ato kishin fatin të kishin një gjeneratë politikanësh idealistë që u qëndronin disa vlerave. Sipas tyre Kushtetuta dhe shteti ligjor janë mbi gjithçka. Ne shqiptarët nuk e kemi pasur fatin që të kemi një demokraci të vjetër, por shqiptarët kanë pasur një gjë të veçantë, që në 20 vite me një energji, po përvetësojnë dhe bëjnë të vetat ato vlera që vende të tjera u janë dashur vite që t'i konsolidojnë. Shteti ligjor nuk sulmohet, ndaj detyra parësore e kryetarit të shtetit është që ta mbrojë Kushtetutën. E kam ndjekur debatin në KLD. I admirova ato dy zonja. Njeriu nuk jeton për të fituar nderin, por për të mos e humbur atë. Ato zonja ishin të vërteta sepse KL-ja nuk mund të bëjë politikë dhe të përdoret si instrument i politikës. Po flas për principe. Aq më tepër kur përdor politikën, duke përdorur ndjesitë e shqiptarëve, të përdorësh nacionalizimin e para është edhe jashtë kohës, e dytë nacionalizmin tek ne e kemi parë si një sëmundje infatiste, apo strehë horrash apo kur është në formë karnavalesh. Ndaj shpreh vlerësim për ato dy zonja, megjithatë kjo mund të diskutohet një herë tjetër. Ajo që vlen të flasim është pasi jemi në një proces postelektoral.
Çfarë duhej të bënte Topi në rastin e Kolegjit?
Duhet të dënonte sulmet dhe shpifjet e palejueshme, që lidershipi i PS-së u bëri 8 anëtarëve të Kolegjit. Bëri Judën. E dënoj me forcën më të madhe shpifjen që u bëri 8 anëtarëve të Kolegjit.
Pse duhej të bëhej palë z.Topi?
Ju e keni mendjen te Topi, por unë po bëj një tjetër analizë.
Anëtarët e Kolegjit nuk mund të hetohen vetëm para Perëndisë. Askush nuk ka tagër që t'i kontrollojë. Nëse dikush ju akuzon se keni marrë 40 milionë euro, atëherë më trego se kush është qeverisja e drejtësisë. Është kryetari dhe nënkryetari dhe ata heshtin, apo të distancohen. Të marrësh përgjegjësinë të drejtosh institucione, ke shanse për treguar dinjitet. Nuk flas për emra, por për sisteme. Përballë Kushtetutës dhe shteti ligjor nuk ka askush të drejtë. Ka të drejtë Presidenca ta mbrojë si dhe KLD-ja. Ndaj këtu po e mbyll këtë çështje për sulmet ndaj Kolegjit.
Do e çoni deri në fund vendimin për prishjen e Piramidës?
Jam e vendosur që Shqipëria të ketë Parlamentin e vet.
Kur nisin punimet?
Do të ketë një angazhim më të madh. Ne nuk të mendojmë për disfatën që ka pësuar z.Rama. Ai mendon se dëshpërimi i tij do të kthehet në një problem. Di që ka një axhendë, që ka si fokus që ekonomia e çdo shqiptari të jetë e mundur, si të rriten rrogat dhe pensionet. Atë model që ne e kemi adaptuar deri tani. Dhe kjo z.Rama i duket si fashizëm oriental.
Në kushtet kur reduktohet buxheti pse duhen gjithë ato para për të shpenzuar për Parlamentin?
Puna për Parlamentin e ri ka filluar në 2003. Është ngritur një grup pune, kur kryetar ishte Pëllumbi. Kuvendi ka miratuar ngritjen e godinës së re. Vendimi për t'u ndërtuar kompleksi parlamentar ka filluar në 2003, ishte koha e një buxheti dy herë më të vogël, kur socialistët e kanë votuar dhe demokratët e kanë mbështetur, ishte koha kur pensionet në fshat ishin shumë të vogla, ishte koha kur borxhi i shtetit ishte 72 për qind, koha kur nuk kishte drita në Shqipëri, por vendosej për të ndërtuar një Parlament të ri, ishte koha kur nuk kishte asnjë rrugë të shtruar. Nuk kemi bërë një shpenzim 1 miliard dollarë. Kemi kursyer para, kemi bërë shkurtimet e shpenzimeve të tepërta, duke filluar me makinat dhe dietat. Ndaj ne po vazhdojmë me atë që u vendos që në kohën e ish-kryetarit të Kuvendit z.Pëllumbi për ta bërë Shqipërinë me Parlament të ri.
Se mos bini në konflikt me Bashkinë pasi z.Basha është shprehur kundër prishjes së Piramidës?
Nuk e kam ndjekur këtë deklaratë, unë njoh votimin e deputetëve.
Nuk e keni ndjekur fushatën e z.Basha?
Sigurisht që e kam ndjekur, në esencën e saj themelore, por të kthehemi tek Piramida. Nuk e kam tek arkitektura, por tek lidhja me diktatorin, si mazeoleumin e tij.
Z.Basha ka lidhje me mazoleumin e diktatorit?
Jo, jo nuk dua të spekuloj. Nuk e kam dëgjuar këtë. Por nuk është problemi tek arkitektura, por tek lidhja që Piramida ka me diktatorin.
Po nëse Bashkia e bllokon projektin?
Ne po vazhdojmë me procedurat. Është një projekt madhështor, që i jep një hapësirë të re godinës dhe Tiranës.
A do zgjidhet me konsensus kryetari i shtetit?
Do të zgjidhet sipas Kushtetutës. Nuk do të ketë pazare. Ne i besojmë votës dhe unë jam besimtare e Kushtetutës.
Ju refuzoni të jeni kryetare e shtetit?
Unë jam kryetare e Parlamentit dhe ndjehem shumë krenare, që vendi im gjatë kësaj periudhe ka realizuar shumë. Është shumë herët për të folur për këtë.
Do të rizgjidhet sërish z.Topi si President?
Nuk besoj se do të jetë z.Topi. Unë sigurisht që nuk do ta votoj.
(Intervista e kryetares se Parlamentit ne emisionin "5 pyetje nga Babaramo" eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare)
(s.g/balkanweb)