E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaiani: Ne kohe te veshtira, tundime per te mbyllur deren Genc Mlloja

Ambasadori i ri i Italise ne Tirane, Massimo Gaiani, ne intervisten per gazeten Albania Daily News, vlereson nivelin e marredhenieve midis Shqiperise dhe Italise. Ndalet tek perpjekjet e vendit tone per integrim ne Bashkimin Evropian dhe pohon se "kur trokasin kohe te veshtira, ekzistojne tundime per te mbyllur deren dhe ne te tilla raste thuhet: "Une dua te mbroj veten time!"

Ju keni marre detyren e ambasadorit te meparshem, Saba D'Elia. Si ju duken marredheniet midis Italise dhe Shqiperise, aktualisht?

Ekziston vetem nje menyre per te pershkruar marredheniet mes dy vendeve tona: te shkelqyera ne te gjitha pikepamjet. Marredhenie shume te mira ne nivelin politik, ashtu si edhe ne rrafshet ekonomike, kulturore dhe sociale. Une mendoj se ne i perkasim te njejtes hapesire, ne i perkasim se njejtes kulture dhe me te vertete, nuk shoh asnje lloj ndryshimi midis vendeve tona. Ndjehem, me te vertete, si ne shtepine time.

Cilat do te jene disa nga prioritetet tuaja?

Ne Itali, rajonet kane kompetenca te gjera ne shume fusha dhe shume nga rajonet e Adriatikut ndjehen shume te aferta me Shqiperine. Une kam takuar disa prej guvernatoreve vendore italiane dhe e dallova se ka nje interes te madh per te intensifikuar lidhjet me koleget e tyre shqiptare. Do te doja te theksoja se pavaresisht krizes ekonomike me te cilen po perballet e gjithe Evropa, shkembimet tregtare mes dy vendeve tona jane rritur ne muajt e fundit. Shifrat per gjysmen e pare te ketij viti, tregojne se ka nje rritje te madhe: importet shqiptare jane rritur me 20 per qind, ndersa eksportet ne Itali jane ngritur me 18 per qind, rezultat ky i jashtezakonshem duke marre parasysh situaten ekonomike. Une besoj se ka vend per te bere me shume. Ne duhet te kemi nje angazhim shume me te madh ne sektoret, te cilet jane strategjike per Shqiperine, te tilla si energjia, bujqesia dhe turizmi, aty ku une besoj se firmat italiane mund te luajne nje rol te madh ne bashkepunim me partneret shqiptare.

Ju keni pervoje lidhur me ceshtjet e BE-se. Si i shihni zhvillimet aktuale?

Ne, me te vertete, besojme ne procesin e integrimit evropian: ne momente veshtiresie, per shembull, ne kohera krizash ekonomike, mund te kete tundime per te kaluar ne gjendje proteksionizmi. Rruga e drejte eshte BE-ja dhe vazhdimi i procesit evropian duke perdorur metoda komunitare, sepse per nje periudhe afatgjate, ato jane shume me te efektshme dhe te dobishme per te gjithe. Kurse proteksionizmi, edhe pse ai mund te jape disa rezultate te menjehershme, ne perfundim prodhon vetem humbje per te gjithe. Integrimi me i madh prodhon zhvillim e shkembime me te medha - ne pergjithesi, i ben gjerat te ecin me mire. Une besoj se Shqiperia ka arritur zhvillime shume te rendesishme.

Ne nivelin politik, zhvillimet qe kemi pare ne javet e fundit jane mjaft domethenese. Ne duhet te vazhdojme ne te njejten linje dhe une do te bej cmos per te ndihmuar Shqiperine te ece perpara. Italia ka qene mbrojtesi me i sinqerte dhe me i qendrueshem i Shqiperise ne rrugen e saj drejt Evropes. Ajo do te vazhdoje duke vepruar ne kete menyre dhe natyrisht, ne presim nga shqiptaret dhe forcat e saj politike te shkojne ne nje pike te perbashket e te perserisin ate histori te suksesshme qe solli Shqiperia, duke u bere anetare e NATO-s. Une besoj se ne nje moment te caktuar polemikat politike apo divergjencat duhet te lihen menjane. Kuptohet ato jane normale ne jeten demokratike, por tani eshte e rendesishme te perqendrohen ne nje objektiv te caktuar qe duhet te jete i perbashket per te gjithe forcat politike. Me te vertete, une besoj fuqimisht ne kete gje. Une kam pare se ky vullnet politik ekziston dhe une jam i bindur se Shqiperia do te vazhdoje perpara ne kete rruge.

Shqiperia nuk ka marre statusin e vendit kandidat. Megjithate qarkullojne fjale se ndoshta ne marsin e ardhshem do te kete nje tjeter perpjekje dhe mundesi per Shqiperine. A jeni dhe ju optimist?

Une shpresoj se konsensusi politik, qe eshte arritur kohet e fundit, duhet te vazhdoje te behet me i forte. Ne kemi vene re hapa shume te rendesishem. Kthimi i opozites ne Parlament, krijimi i komisionit ad hoc per reformen zgjedhore, grupi teknik i ngritur per Rregulloren e Kuvendit, marreveshja mbi deklaraten e perbashket jane disa nga keto arritje per t'u pershendetur. Te gjitha keto jane sinjale shume te rendesishme qe ne kemi evidentuar, por ky progres duhet te vazhdoje dhe me tej. Shqiperia duhet te ece shpejt perpara, sepse situata globale nuk eshte e lehte dhe une jam duke iu referuar kryesisht krizes, e cila mund te ndikoje ne hapjen e disa prej elementeve te procesit te integrimit evropian. Prandaj, ne nuk duhet te humbasin kohe, as dhe mundesite per te vazhduar ne te njejten linje. Evropa eshte gjate gjithe kohes ne levizje. Ne qofte se mangesite do te trajtohen, une jam i bindur se Shqiperia mund te shperblehet per qendrim e saj pozitiv.

Ju permendet shpesh fjalen "krize". Nderkohe, ju gjithashtu permendet nje aspekt tjeter, ate te "proteksionizmit". Ne kete rast, a eshte Shqiperia duke treguar shenja te proteksionizmit, duke u mbyllur ne vetvete, qe te shmange sadopak ate qe po ngjet perreth, perfshi Greqine dhe vendin tuaj, Italine?

Une kurre nuk mund ta them kete, por ju e dini se kur trokasin kohe te veshtira, ekzistojne tundime per te mbyllur deren dhe ne te tilla raste thuhet: "Une dua te mbroj veten time!".

Kur ka rritje ekonomike dhe progres eshte me e lehte te mirepresesh miqte ne vend.

Ne qofte se buxheti juaj eshte shume i ulet, ju do te jeni me pak te gatshem per te hapur dyert e per te ftuar vizitore dhe per te ndihmuar miqte tuaj. Ky eshte vetem nje rrezik. Por, ka pasur sinjale qe vijne nga disa vende, kuptohet jo nga Italia, se frika e pasigurise do ta beje Evropen me te kujdesshme. Kjo eshte arsyeja pse une them, le te levizim me shpejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›