Mustafaj: "Kurbani" i Rames, instrument i deshtuar per pushtet"
Pavaresisht se si mund t'i shkruajne kujtimet e tyre, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano apo Nexhmie Hoxha, te gjithe keta jane personazhe qe kane luajtur nje rol ne historine e vendit tone, pavaresisht te mire apo te keq". Shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj, flet keshtu per njerezit e politikes qe ne kohe te caktuara kane qene protagoniste te pushtetit. Ne intervisten dhene dje gazetarit Roland Qafoku ne Planet Tv, z.Mustafaj thekson se eshte "e drejta e tyre per te shkruar kujtime" dhe shton: "Eshte brenda thelbit te lirise se nje shoqerie, pastaj kur shkruajne kujtime gjithfare njerezish atehere duhet pare se cfare vlere kane per shoqerine"
Ju dikur keni deklaruar se vetem ish-shkrimtar nuk do te mund te jem, ndersa gjithcka tjeter mund te jete me ish. Si ndiheni sot, pas kaq shume vjetesh qe keni pohuar dicka te tille?
Ndjehem i qete, se do te thote qe une e dija qe atehere qe isha ne funksione te rendesishme, me privilegje te rendesishme qe ka pushteti dhe nen driten e prozhektoreve qe te sjell pushteti. Une e kam ditur se cili eshte thelbi im i vertete. Me vjen mire qe pushteti nuk me ka turbulluar ne momentin qe kam pasur rrezik te turbullohesha.
Megjithate, ju kur u larguat si minister i Jashtem duke dhene doreheqjen, thate qe ndiheshit i lodhur. Ju ka clodhur letersia, gjate kesaj kohe qe nuk jeni marre me politiken aktive?
Letersia nuk eshte lodhje, ajo eshte nje aktivitet jashtezakonisht serioz. Por, une ndjehem i clodhur, pasi ndihem i shkarkuar nga ajo lloj barre qe te jep politika, ne ato nivele ne te cilen e beja une. Por une vazhdoj te jem anetari i Partise Demokratike, ndaj ne kuptimin e politikes minimale vazhdoj ta bej, por nuk kam ate barre qe kisha. Ne kete kuptim, jam i lehtesuar per t'iu kushtuar politikes.
"10 vjet, 100 poezi". Ky eshte libri juaj me i ri. Perse duhet te sillnit poezite, kjo eshte nje nostalgji? Pasi ekziston perceptimi qe ne moshen tuaj, nuk shkruhen poezi.
Ky eshte nje perceptim i gabuar, pasi poezia nuk ka moshe. Shkrimtare te medhenj kane shkruar deri vone poezi. Megjithate, pyetja juaj meriton nje vemendje nga une. Ky eshte nje rikthim te periudha e formimit tim si shkrimtar, te periudha e formimit si intelektual, edhe si qytetar, pasi kjo perkon me periudhen qe une kam qene rreth moshes 18-28 vjec. Ne kete kuptim, kjo krijimtari eshte nje lloj ditari ekzakt i dilemave te mia, i pasigurive dhe zbulimeve te mia, sepse sec jane ato tema, te cilat kane qene brenda meje ndaj natyres dhe mjedisit perreth, jane edhe zbulime te burrit qe po rritej brenda meje, zbulohet femra qe une po e zbuloja brenda meje, bukuria apo erotika. Kjo e fundit, per aq sa mund te shprehej brenda nje kosi te caktuar te asaj kohe. Zbulohet politika, ndikimi i saj mbi njeriun. Gjithashtu, zbulohen dhe disa zhgenjime te pakta dhe te ngadalshme, qe jane produkte te zgjerimit te veshtrimit tim dhe njohurive per vendin ku jetoja, por edhe per te tjere. Ne kete kuptim, eshte i rendesishem ky botim, sepse une ketu kam 100 poezi, por gjate asaj periudhe, une kam shkruar rreth 500 poezi, ndaj ato jane pastruar nga i gjithe skarciteti qe ka pasur krijimtaria ime, si krijimtaria e cdo kujt. Ka pasur skarcitete per arsye artistike, politike, censure, apo se aq ishte kendveshtrimi im.
Kishit bere ndonje poezi per Partine Komuniste?
Po kisha bere, jo drejtperdrejt, por qe partia eshte prezent, apo qe emri i Enver Hoxhes eshte prezent.
Keto poezi nuk i keni perfshire ne botim?
Jo, nuk i kam futur per te gjitha arsyet qe thashe. Gjithashtu, nuk mendoj se ajo krijimtari eshte pjesa me cilesore e poezise sime.
Kur ka qene poezia e fundit qe keni shkruar?
Poezi shkruaj here pas here. E fundit mund te kete qene para disa muajsh. Nje nga librat e mi te ardhshem do te jete me poezi.
Z. Mustafaj, a kemi nje ndryshim te cilesise te poezise me prozen ne Shqiperi?
Nuk jam nje kritik letrar apo studiues i letersise, ndaj nuk do te doja te beja pergjithesime. Por mund te them se cilesia eshte nje problem individual i krijuesve. Mund t'ju them qe cilesia e poezise qe ka shkruar Dritero Agolli pas '90-s eshte me e mire, moderne dhe fine, se ajo e shkruar para '90-s. Ka te tjere qe kane shkuar edhe ne te kundert te kesaj. Ose proza qe ka shkruar pas '90-s Fatos Kongoli, per mendimin tim eshte me e mire, me e forte dhe e thelle, se ajo e qe ka shkruar para saj, ashtu si poezia qe ka shkruar Lasgush Poradeci pas '45-es eshte shume me e dobet sesa poezia qe ka shkruar para viteve 1945. Ne kete kuptim, pershtatja e poetit me kontekstin e pergjithshem qe ai jeton, eshte individuale dhe e veshtire ta gjykosh. Madje, mund te them me bindje se prozat e Mitrush Kutelit, te shkruara nen komunizem, jane shume me te mira se sa prozat e shkruara me perpara.
A ishte Panairi i Librit, i pak koheve me pare, i politizuar, ashtu sic u artikulua ne opinion publik?
Une vetem nje dite munda te jem ne panair, sepse isha nje konference ne Berlin dhe nuk e ndoqa gjithe panairin, por ndoqa jehonen e tij ne media. Fokusimi te dy-tre autore, te cilet ne gjykimin tim nuk jane shkrimtare te mirefillte kur flasim per letersi, qofte Edi Rama, qe nuk ka asgje me shkrimtarin. Ai eshte nje njeri qe i shkruan mire tekstet qe i duhen per karrieren e tij politike.
Por, si publicist eshte i njohur.
Si publicist eshte relativisht i njohur, por nuk ke asnje liber te Edi Rames qe mund te bazohesh. Publicist i mirefillte eshte Blendi Fevziu, i cili ka bere nje veper qe mbetet ne biblioteke dhe jo vetem ne koleksionet e gazetave dhe Bibliotekes Kombetare. Ku mund ta njohin intelektualet e rinj publicistiken e tij, ne vitet '93-'95, Rama ka shkruar artikuj te mbetur ne koleksionet e gazetave. Por kjo nuk eshte e keqja e tij. Mbivleresimi ne nje panair i librit, i rolit te nje libri te tille, i cili ne vetvete eshte nje instrument per nje politikan, pasi shume figura te medha te politikave kane shkruar libra. Nuk flas per kujtime, por per libra qe jane nje instrument per te ardhur ne pushtet, instrumente per te fituar publikun, qe i duhet si elektorat, si zgjedhes dhe jo si lexues.
Mbivleresimi i ketij libri per te kthyer ne nje ngjarje kulturore, ky ne fakt eshte nje manipulim i pandershem, ne te cilin kane rene gazetaret. Kjo eshte dicka, e cila nuk tregon thelbin e vertete te nje eventi te madh per editorine, letersine, por edhe per industrine botuese, sic eshte panairi, i cili eshte takimi me i madh i lexuesve shqiptare me librin. Ky lloj shperpjesetimi ne mediatizimin e asaj cka ndodhi ne Panairin e Librit, eshte nje politizim, cka tregon se, ne fund te fundit, shoqeria jone eshte ende shume e politizuar.
Ju jeni nga ata shkrimtare qe u bene politikane, por kur politikanet shkruajne libra, cfare vlere ka kjo z. Mustafaj?
Por nese librat jane te mire, nuk ka asgje te keqe, sepse politika eshte nje eksperience shume interesante. Nese do te kete eksperience politike, te mund ta ktheje ne letersi, atehere kjo eshte fantastike.
A vlen kjo per z. Ben Blushi?
Per z. Blushi vlen relativisht. Ai ka ardhur nga nje formim letrar, mendoj se eshte ende nje gjysme-shkrimtar, qe do te thote se ka nje fryme te mire, gjuha e tij ka nje ndjeshmeri te mire, por qe nuk eshte romancier. Te pakten me romanin "Te jetosh ne ishull", qe une ia kam lexuar, pasi dy te fundit nuk i kam lexuar, libri eshte nje retorike nga fillimi deri ne fund, ku mungon struktura e romanit, nuk eshte gjuha e romancierit, por eshte dashuria e nje njeriu qe do te beje nje roman dhe per kete bravo i qofte.
Megjithate ai liber pati nje shitje rekord.
Ju siguroj qe tani po shitet libri i Edi Rames me shume sesa librat e Agollit dhe Kadarese se bashku. Kjo do te thote se shitjet nuk jane nje tregues.
A ka nje konkurrence midis z. Rama dhe z. Blushi?
Mendoj se kete e banalizoi Berisha, me qellim per t'i bere te dy paksa qesharake, sepse nuk ka thelbin e nje konkurrence kjo shfaqje ne publik. Njeri eshte shfaqur me nje roman, tjetri me publicistike, duke pasur target te ndryshem lexuesish. Raportet me kohen, me aq sa shoh une, jane te ndryshme, pasi Rama e ka raportin me zgjedhjet e ardhshme, kurse Blushi duke shkruar roman, mendon se e ka me perjetesine.
Cili eshte mendimi juaj per nje tjeter liber shume te perfolur, sic eshte ai i Helena Kadarese, duke qene se dhe ju vete jeni permendur ne ate liber?
Mendoj se eshte nje liber i shkruar me nje stil absolutisht te respektueshem, shume te mire. Eshte brenda natyres se znj. Kadare, e cila eshte nje njeri pozitiv nga natyra dhe qe perpiqet qe te pozitivoje, por te jete e ndershme ne pershkrimet qe ben. Keto lloj librash jane gjithmone shume te dobishem sepse askush nuk e njeh me mire Ismail Kadare sesa Helena. Ai tashme eshte ne nje moshe kur njerezit kane nevoje qe ta njohin edhe njeriun, tashme ai eshte nje piedestal ku shfaqja e njeriut eshte e nevojshme per adhuruesit e tij.
Si ka mundesi qe nje pjese e njerezve kane filluar me kritikat ndaj figures se Ismail Kadarese. Cfare duhet te marrim ne nga ky liber.
Se pari ky eshte nje liber i shkruar nga bashkeshortja e Ismail Kadarese, pra qe ka dozat e vete te subjektivitetit. Nuk ma merr mendja se Helena Kadare pretendon se kjo eshte e verteta absolute, pasi ajo nuk eshte biografe e Ismail Kadarese, ajo eshte bashkeshortja qe tregon fragmente te ndryshme nga jeta e bashkeshortit te saj. Ne te gjitha momentet ky liber duhet pare si libri i bashkeshortes se Kadarese qe ka dozat e veta te subjektivitetit ta pashmangshem. Pra mendoj se te gjithe ata qe kerkojne biografen e Ismail Kadarese ne kete liber gabojne de march, pasi nuk eshte kjo pika nga e cila duhet gjykuar liber. Ky liber eshte i pagjykueshem pasi eshte i shkruar nga bashkeshortja e Ismail Kadarese.
Pervec letersise se mirefillte, ato qe po lulezojne jane edhe librat e kujtimeve. Cfare vlere kane librat e kujtimeve.
Kujtimet jane gjithmone veshtrimi subjektiv i atij qe e shkruan. Pra ato nuk jane fakte historike, askush nuk mund te perdore kujtimet si fakte historike. Historianet mund te nxiten nga kujtimet kur shkruajne per nje periudhe te caktuar historike, por nuk mundet qe analiza e tyre te mbeshtet vetem tek kujtimet. Pra ne kete kuptim une mendoj se ky eshte nje fenomen shume normal. Ceshtja eshte se kush po shkruan kujtime? Sot edhe njerez te parendesishem po shkruajne kujtime dhe problemi nuk eshte tek ata qe shkruajne, por tek ata botues dhe librare qe i mbushin raftet e librarive me kujtime njerezish qe nuk kane rendesi ne historine kombetare. Pavaresisht se si mund t'i shkruajne kujtimet e tyre, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano apo Nexhmie Hoxha, te gjithe keta jane personazhe qe kane luajtur nje rol ne historine e vendit tone, pavaresisht te mire apo te keq. E drejta e tyre per te shkruar kujtime eshte brenda thelbit te lirise se nje shoqerie, pastaj kur shkruajne kujtime gjithfare njerezish atehere duhet pare se cfare vlere kane per shoqerine. Une nuk mendoj pse duhet te shkruajne kujtime njerezit, ne duhet te shqetesohemi nese shkrimi i kujtimeve zevendeson punen e historianeve.
A eshte mangesi qe z. Berisha, ka deklaruar se nuk do te shkruaje kujtime. A krijon kjo nje boshllek per keto 20 vite.
Asnje boshllek nuk krijon, ata qe do te shkruajne historine ne keto 20 vjet, apo do te shkruajne biografine e Sali Berishes do te shikojne dokumentet. Do te ishte shume interesante, por nuk eshte nje mangesi. Nese ai do t'i botonte une do t'i lexoja. por meqenese ai nuk i ka shkruar une nuk ndjej ndonje mangesi. Une do ta quaja mangesi nese Ismail Kadare nuk do te kishte shkruar "Pallatin e endrrave", apo Dritero Agolli nuk do te botonte poezite e tij, keshtu edhe nese Kasem Trebeshina duke qene ne nje kontekst krejtesisht pa liri nuk do te kishte shkruar ato proza qe ka shkruar, kjo do te ishte nje mangesi.
Kush do ta shkruaje historine e Partise Demokratike, z. Mustafaj?
Une nuk mendoj se e njoh ate njeri qe duhet ta shkruaje.
Por duhet ta shkruaje dikush historine e kesaj partie?
Mendoj se eshte nje parti e cila ka pasur nje rol te madh ne ndryshimin e historise dhe rrjedhen e kombit.
Si duhet te filloje kjo?
Une do ta dija si duhet te filloje nese do ta kisha menduar se une do ta kisha shkruar.
Ju keni ndermend ta shkruani kete histori?
Jo.
Po nese do te jeni pjese e nje grupi per ta shkruar ate?
Nese do te me vije dikush per te me pyetur, une do t'i them c'ka di, por une nuk kam ndermend te behem historian i PD.
Cili eshte komenti juaj per debatin e gegerishtes mes kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli dhe presidentit Bamir Topi?
Mendoj se ishte nje spostim i vemendjes i pandershem nga ana e kryetares se Kuvendit i asaj cka donte te thoshte Topi. Presidenti eshte vete gege dhe ne thelb ky eshte nje debat i cili nuk eshte bere nga njerezit e kultures, pasi as presidenti Topi dhe aq me pak Topalli nuk ka lidhje me kulturen, ne kuptimin e formimit te tyre.
Z. Mustafaj, kur do te riktheheni ne politike?
Nese do te shtrohej si problem per tani, une per tani per tani nuk kthehem, pasi nuk kam asnje objektiv politik ne axhenden time.