E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama, dil nga vrima e lepurit, ballafaqohu me akuzat për korrupsion”

Deputeti i PD-së Gerti Bogdani

Partia Demokratike i apelon përsëri kryetarit të baskisë së Tiranës, Edi Rama, që të dalë dhe të hedhë dritë mbi akuzat që rëndojnë mbi të, për korrupsion dhe gjobëvënie. Deputeti demokrat, Gerti Bogdani u shpreh se kryestrumbullari i korrupsionit Edi Rama, duhet të japë shpjegime për një seri pyetjesh që kërkojnë llogari prej tij. Sipas tij, Mr. 20 për qindëshi i lejeve të ndërtimit dhe gjobave ndaj biznesit privat, bën mirë të heqë dorë nga heshtja dhe të pranojë të bëjë transparente pasurinë që zotëron në mënyrë të fshehtë përmes sekserëve lepuj.
“Kryestrumbullari i korrupsionit në Shqipëri, Edvin Rama ose siç njihet në median e huaj dhe në rrethin e ndërtuesve si mister 20 për qindëshi, po fshihet prej 3 javësh në vrimën e Lepurit. Ftojmë Mr. 20 për qindëshin t’u përgjigjet pa nervozizëm pyetjeve të thjeshta me interes publik”, tha Bogdani.
Deputeti demokrat renditi një numër të konsiderueshëm pyetjesh, të cilave, kryetari i socialistëve duhet t’u japë përgjigje të pakushtëzuar.
“Zoti Rama! A jeni vërtet Ju ai që ka firmosur deklaratën e pasurisë të botuar në media? A jeni vërtet ju ai fakir-fukarai, që si adresë banese keni Bashkinë dhe që nuk keni me shumë se 3 mije euro kursime? A jeni Ju vërtet ai fakir-fukarai, që nuk ka as shtëpi, as katandi? Zoti Rama: Pse hesht? Pse nuk flet? Pse nuk bën transparencë për numrin e lejeve të ndërtimit? Pse hesht për 20 për qindëshin e gjobës ndaj ndërtuesit Dodë Doçi? Pse hesht për 1 milion dollarët që i keni kërkuar ndërtuesit Dine Fratari? Pse nuk tregoni për numrin e apartamenteve, që fsheh në emër të Dritan Avllajt, të njohur si Tan Lepri? Zoti Rama, Pse nuk jep shpjegime për pjesën qe ndan në emrin e Leprit nga 4 mijë apartamentet tek diga e liqenit apo për gjysmë milion metër katror ndërtim? çfarë do t’u thoni qytetarëve për qytezën Edvin & Tan Lepri? çfarë tmerri të ka kapur që nuk del të përgjigjesh per 20 për qindëshin në kontratën e njerit nga investitorët? Për gjobën me vlerën prej 100 milion euro, që firma ‘Vizion Construction’ është detyruar t’i japë me kontratë partnerit tuaj, Tan Leprit, me provë e jo me fjalë, me firmë e jo përralla, me dokumente dhe jo me deklarata?”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Duke marr shkas nga heshtja e gjatë dhe fshehja e paprecedentë e kryebashkiakut Rama, deputeti i PD-së Bogdani, i bëri thirrje atij të pranojë realitetin dhe të dalë të bëjë transparente akuzat që rëndojnë mbi të.
“Ju ftojmë, me shumë durim, dil nga kutia e Leprit dhe fol si burrë!
Dil dhe bëj transparencën e kutisë së Leprit! Dil, se gratë të kërkojnë në debat!
Dil se shqiptarët duan të të dëgjojnë! Dil dhe nxirre nga barku Leprin e korrupsionit, zoti Rama!”, përfundoi deklaratën e tij për mediat, deputeti Bogdani.
është fakt i pamohueshëm tashmë se Edi Rama iu fshihet jo vetëm burrave kur e ftojnë në debat të drejtpërdrejtë, por edhe grave. Kompleksi i tij i inferioritetit, nuk është një domethënie e re, por realiteti është i tillë që kryesocialisti s’e përballon dot sfidën publike që i ka bërë pak ditë më parë deputetja Albana Vokshi, për të ballafaquar akuzat dhe kundër akuzat, në një emision të drejtpërdrejtë televiziv.
Kësisoj, ai do të vazhdojë të fshihet, derisa të shpallet i zhdukur nga kryesia e partisë, duke konfirmuar kështu humbjen e betejës politike dhe çlirimin e PS-së dhe të gjithë socialistëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›