E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat e gazetës serbe “Politika”, Berisha: Janë shpifje raciste

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë shkrimet e gazetës serbe “Politika” sipas së cilës, ai ka qenë i përfshirë në kontrabandën e armëve gjatë konfliktit në Kosovë.

“Pretendimet e “Politika” që është zëdhënësja e ultranacionalizimit serb dhe avokate e genocidit serb në Bosnje dhe Kosovë nuk janë asgjë tjetër vecse shpifje rraciste.” Ka thënë kryeministri Berisha në një intervistë për agjensinë e lajmeve AFP.

Sipas tij, raportet e gazetës “Politika” kanë lidhje me “historinë anti-shqiptare të udhëhequr nga Dik Marti” të cilin kryeministri Berisha e ka auajtur një racist që po përpiqet të hedhë baltë mbi luftën e shqiptarëve të Kosovës.

Në intervistë, Berisha thekson se Shqipëria do të jetë e hapur për cfarëdolloj hetimi që ndërlidhet me luftën në Kosovë dhe raste të tjera, nga ana e EULEX apo Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Gazeta serbe “Politika” akuzon Kryeministrin Berisha si një nga krerët e kondrabandës së armëve gjatë luftës së Kosovës. Sipas gazetës, një nga shtëpitë e Berishës në një fshat të Tropojës ka qenë në qendror të kësaj kontrabande.

Raporti thotë se në atë periudhë qindra mijëra armë dhe municione u zhdukën në mënyrë të mistershme. Sipas gazetës, 4 ish anëtarë të UCK-së kanë nxjerrë Berishën si trafikantin kryesor në një hetim mbi krimet serbe të luftës. Po sipas gazetës, në vitin 2008, Berisha u takua me ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të diskutuar mbi shkatërrimin e provave që kishin lidhje me trafikun e organeve.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›