Heqja e imuniteti, Bylykbashi: Mbahet peng nga pengmarresit e Rames Eva Gjura
Deputeti i Partise Demokratike, Aurel Bylykbashi, ne nje interviste per “Koha Jone”, komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Ne lidhje me debatin qe po behet per heqjen e imunitetit te deputeteve, Bylykbashi thekson se mazhoranca ka pranuar propozimet e opozites per hartimin e draftit per heqjen e imunitetit dhe eshte opozita ajo qe ka nxjerre pengesa ne miratimin e tij. Deputeti Bylykbashi ben pergjegjes direkt kryetarin e opozites, Edi Rama, per mosmiratimin ne Kuvend te draftit qe vendosi heqjen e imunitetit te deputetit, sipas tij, Rama e ben gjithe kete me nje qellim konkret, duke mos dashur qe Shqiperia te permbylle me sukses procesin e integrimit. Ne lidhje me debatin, nese kerkohet shumica e cilesuar per kaluar ne referendum, deputeti demokrat thekson se hapat per realizmin e referendumit jane te percaktuara shume qarte ne Kushtetuten e vendit. Gjithashtu, deputeti Bylykbashi jep opinionin e tij edhe per debatin qe po ben opozita ne lidhje me marreveshjen e ujerave me Greqine, duke u shprehur se deklaratat e opozites jane thjeshte spekulime, pasi autoritet perkatese kane bere te qarte publikisht se ende nuk ka asnje diskutim apo grup pune konkret qe po merret me kete marreveshje.
- Para pak ditesh, Kryeministri u shpreh se ne fillim te shtatorit do te depozitohet kerkesa per heqjen imunitetit me referendum. Mendoni se do te arrihet nje konsensus me opoziten, apo do te jete referendumi ai qe do te vendose per çeshtjen e imunitetit?
Ne dijenine time, por edhe gjithe opinionit publik dihet qe kompromisi per kete projektligj eshte arritur. Pra, projektligji i hartuar nga ana jone u diskutua ne komisionin e ligjeve edhe me perfaqesuesit e opozites dhe u konkludua ne nje draft te perbashket ku u moren parasysh te gjitha propozimet e opozites. Projekti eshte i gatshem, i pranuar nga te gjithe palet dhe i mbeshtetur edhe nga faktori nderkombetar dhe nuk ka probleme konsensusi mbi kete draft. Problemi qendron diku tjeter. Problemi ne kete rast ka nje emer konkret dhe ai eshte emri i kreut te PS, Edi Rama, i cili edhe njehere tjeter po kryen rolin e penguesit kryesor te procesit te integrimit te vendit. Nisur nga ky kendveshtrim, e vemja zgjidhje per kete çeshtje mbetet t’u drejtohemi qytetareve shqiptare nepermjet referendumit.
- A kerkohet nje shumice e cilesuar ne parlament per te kaluar ne referendum?
Ligji e percakton qarte se nga kush kerkohet dhe si mbahen referendumet ne nje shtet demokratik siç eshte Shqiperia. Ajo qe mund te them eshte se nuk duhet shumice e cilesuar per te kaluar ne referendum.
- Pse ka frike, pse nuk do PS te hiqet imuniteti?
Une mendoj se kete pyetje ju duhet t’ia drejtoni perfaqesuesve te PS dhe ne menyre te veçante kreut te saj, Edi Rama. Une nuk e di se çfare interesash ky zoteri mbron ne krye te kesaj force politike. Megjithate, interesat e socialisteve te thjeshte nuk besoj se i mbron. Ajo qe dihet tashme eshte qe PS eshte pushtuar nga nje kaste njerezish qe perfaqesojne jo vetem ish- bllokmenet, por edhe biznesmenet politikane qe pasurine e tyre e kane te lidhur shume ngushte me pushtetin. Kjo kategori qe po mban peng PS, fatkeqesisht po mban peng edhe kete projektligj kaq te rendesishem per vendin dhe per proceset integruese te tij.
- Ju si PD jeni shprehur se heqja e imunitetit eshte nje nder kushtet e BE per marrjen e statusit, bllokimi i miratimit te ketij drafti nga opozita sjell bllokimin e statusit per te treten here per Shqiperine, por ky pretendim nuk pranohet nga opozita, e cila ka theksuar se nuk eshte PS, ajo qe bllokon statusin, por mazhoranca. Cili eshte komenti juaj, sa shanse ka Shqiperia te marre nje pergjigje pozitive per statusin kete here?
Faktori Europian eshte shprehur disa here se ky eshte nje projektligj shume i rendesishem qe ka lidhje me procesin integrues te vendit. Pra, kjo nuk eshte nje kerkese thjesht e PD, e cila per hir te se vertetes e ka kerkuar shume heret kete gje, por tashme eshte nje kusht i shkruar e zeza mbi te bardhe ne kerkesat qe BE i ka dorezuar Shqiperise ne lidhje me kushtet qe duhet te plotesohen per marrjen e statusit te vendit kandidat. Une, sinqerisht, nuk e di se ku bazohet PS qe pretendon te kunderten, por mund te them se ky eshte nje fakt qe nuk mund te mbulohet me propaganden tipike komuniste te Edi Rames. Ky njeri edhe njehere po shfaqet si anti-europiani me i madh qe ky vend ka njohur ndonjehere qe pas diktatorit Hoxha, nje nxenes i denje i mesimeve te te cilit eshte. Shanset e Shqiperise jane absolutisht te medha, sepse kjo qeveri eshte e vendosur ne rrugen e reformave te jashtezakonshme qe po transformojne nga dita ne dite vendin. Ata qe luftojne nga mengjesi ne mbremje per te penguar kete proces do te mbajne jo vetem pergjegjesine e tyre politike, por edhe ate historike.
- Ka nisur nje diskutim ne sferen politike ne lidhje me mandatin e Kryeprokurores per shkak te ndryshimeve qe u bene ne Kushtetute, diskutohet se perfundon ne fund te nentorit. Kur perfundon mandati i Kryeprokurores dhe a ka vend per debat ketu apo gjithçka eshte e percaktuar?
Une nuk i kam llogaritur muajt dhe ditet e fundit te mandatit te Kryeprokurores Rama. Ajo qe di eshte se, ajo kur u zgjodh ne krye te institucionit te Prokurorise, ndoqi proceduren ligjore te percaktuar ne Kushtetute. U propozua nga Presidenti i Republikes dhe i miratuar me shumice te thjeshte nga Kuvendi. Ne dijenine time procedura per zgjedhjen e kreut te institucionit te prokurorise nuk ka ndryshuar qe do te thote se ne momentin e plotesimit te mandatit, ne si Kuvend do te presim propozimit e Presidentit te Republikes dhe me pas do te ndjekim proceduren parlamentare te miratimit ose jo te kesaj kandidature me shumicen e thjeshte. Dhe kete me duket se nuk ka vend per diskutime.
- Marreveshja e ujerave me Greqine eshte kthyer ne nje objekt debati mes mazhorances dhe opozites. Opozita pretendon se po realizohet nje marreveshje e fshehte me Greqine duke i falur hapesirat detare, pretendim i cili eshte kundershtuar nga mazhoranca. Pse ky reagim i opozites?
Une do te doja te ktheja ne vemendjen tuaj faktin se vetem perpara disa ditesh Kryeministri shqiptar dhe kreu i kesaj mazhorance, Sali Berisha, ne nje komunikim me ju mediat e ka bere te qarte faktin se momentalisht nuk ka asnje bisedim te nisur me palen greke ne lidhje me kete çeshtje. Kjo nuk do te thote se kjo çeshtje nuk do te trajtohet, natyrisht brenda te gjithe ligjeve dhe rregullave te shtetit. Ajo qe dua te bej me dije per te gjithe eshte fakti se, kjo qeveri gjate gjithe veprimtarise se saj moto kryesore ka pasur transparencen ndaj qytetareve shqiptare dhe ky eshte nje fakt i padiskutueshem dhe i njohur nga te gjithe dhe madje edhe komunikimi i Kryeministrit me median ne menyre te vazhdueshme i sherben kesaj transparence. Duket se opozita shqiptare nuk ka me çfare te merret, nuk ka se çfare t’u ofroje qytetareve shqiptare ndaj nderton skenare imagjinare te gjithe çfare lloji duke perfshire edhe kete te marreveshjes se ujerave, ku perfaqesues te saj njehere thone se, pse eshte ngritur grupi i punes dhe diten tjeter deklarojne se pse nuk eshte ngritur ky grup.