Akuzat e regjisorit me fi lmin e ri, "Capitalism"
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonjë prift ose peshkop kato-lik e ekzagjeron kur e gjykon kapitalizmin më të keq se djallin dhe ia beson Zotit detyrën për ta zhdukur sa më shpejt të jetë e mundur. Ndoshta nuk do të jenë shumë kompanitë amerikane që bëjnë siguracione për vdekjen e punëtorëve, domethënë që nëse vdesin, mbi të gjitha nëse janë të rinj, do të përfi tojnë shuma të mëdha parash, që mund t‘ua lënë familjeve të tyre në çastin kur nuk janë më. Ndoshta do të jenë in-dustrialistët më të vëmendshëm se sa ata që lumturohen sepse luftërat po shtojnë ndjeshëm të ardhurat e tyre. Pjesën tjetër e dimë, kriza dhe recesioni kanë përshkuar botën. Por një llogari bankare është thjesht një lexim numrash, një përshkrim fytyrash të përhumbura e të pasigurta të viktimave të kësaj tragjedie, siç tregon me inat dhe me dhimbje regjisori i famshëm amerikan, Michael Moore, në dokumentarin "Capitalism; a love story". Një re-alizim, që në dy orë të ankthshme na jep një leksion se si Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një propagandë që nga vitet ‘50-të, epoka e artë e parajsës ameri-kane, për ta bindur popullin se kapitalizmi ka rëndësi më shumë se demokracia, se qeveria në dorë të Wall Street funksionon më mirë, se tregu i lirë është i mirë dhe u jep të gjithëve mundësinë për t‘u bërë të pasur. Të gjithëve, pyet Moore? Sigurisht që jo. Kjo mundësi i takon vetëm 1 për qind të amerikanëve, sepse 99 për qind e tyre prej vitesh po bëhen gjithmonë e më të varfër. "Në Wall Street është gjithçka si më parë. Duhet një sistem më i madh kontrolli mbi fi nancën dhe kapitalizmin". Lajmet që vijnë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk janë të shkëlqyera. Qarkul-lon gjithandej hija për fundin e krizës, thonë ekspertët, por për këtë do të duhet vërtet kohë. Rreziqet për ekonominë globale po zvogëlohen, por numri i të papunëve do të vazhdojë të rritet gjithandej. "Në vendin më të pasur të botës, çdo ditë humbin punën 14 mijë njerëz dhe këta gjenden papritur pa shtëpi, pa sigurim shëndetësor, pa kur-sime, pa të ardhme. Papunësia në Amerikë është më e larta në këto 27 vitet e fundit, ndërsa në Europë kulmi do të arrihet pak më vonë", thotë njeriu i konsi-deruar si autori i kinemasë më i urryer në Amerikë. "Filmi im kërkon përgjigje për katastro-fat ku dominimi i kompanive shumëkombëshe dhe logjikës së fi timit jashtë normales kanë peshuar mbi jetën e thjeshtë të qytetarëve të botës". Tre nga do-kumentarët e tij të mëparshëm kanë regjistruar fi time kolosale. Herë pas here ai është ngri-tur kundër tregtisë së armëve, kundër luftës në Irak, kundër sistemit shëndetësor amerikan. Filmi i tij i parë, "Roger and me", i xhiruar rreth 20 vjet më parë, tregonte për katastrofën e "Gen-eral Motors", që atëherë ishte një kompani shumë e fuqishme dhe kishte hedhur akuza ndaj punëtorëve të saj. Michael Moore lindi në Michigan rreth 55 vjet më parë. Ai ishte djali i një punëtori të industrisë automobilistike dhe nipi i një veterani që nisi grevën e famshme të vitit 1936. "Një nga arsyet se përse e dua shumë Barak Obamën, është sepse ai pushoi menjëherë nga puna she-fi n e madh të ‘General Motors‘. E ndiej që i duhet dhënë besim këtij Presidenti të ri shumë inteligjent, të fortë dhe të qetë". Në të për-muajshmen amerikane, "Rolling Stone", Moore ka deklaruar se në këtë botë shpesh i duket vetja si në ëndërr, edhe pse do të donte që Partia Demokratike "të mos sillej më sikur kishte frikë të qe-veriste". Kështu, Moore ka nisur "udhëtimin" e tij në Venecia, për të treguar se mendjet djallëzore, kriza dhe dëshpërimi ekonomik, duhet të na bëjnë të kuptojmë se një sistem që duhej t‘i bënte të pasur të gjithë, e ka bërë pjesën më të madhe të njerëzve, përfshi këtu edhe shtresën e mesme, shumë të varfër. "Njerëzi anko-hen, por përshtaten; zemërohen, por dorëzohen; dhe kjo më duket e tmerrshme. Unë besoj se janë të shumtë ata që kanë të njëjtat pyetje dhe shqetësime si unë. Përgjigjet janë në dokumentarët e mi, sepse detyra e artistëve është të tregojë çfarë duhet të bëjnë ata që kanë në dorë pushtetin, si për shembull politikanët që, nëse nuk i frikëson, nuk e marrin kurrë guximin për të ndryshuar rrjedhën e gjërave. Për Moore, megjithatë, njerëzit që na qeveri-sin janë vetëm ekzekutues jo me mandat të përjetshëm. "Sistemi ku gjendemi, jo vetëm në Amerikë, mban nën presion si liberalët, ashtu edhe konservatorët, ose demokratët dhe republikanët te ne në Amerikë. Gjëja më e rëndë-sishme për ta është të qëndrojnë në pushtet, pavarësisht asaj që ndodh përreth. Shumë probleme nuk diskutohen në Kongresin tonë, ose në Parlamentin tuaj, por mbi të gjitha nuk shfaqen nëpër edicionet informative apo debatet televizive që sponsorizohen nga të njëjtat korporata, banka apo shoqëri fi nanciare që duhen kontrolluar dhe frenuar".