Akuzat e renda per Romney
"Xho metalurgu" i cili ka pësuar një humbje të thellë personale, ka akuzuar publikisht republikanin ë garë për në Shtëpinë e Bardhë Mit Rumni, duke ndihmuar në këtë mënyrë kampin demokrat të Obamës. Xho Septik është një ish punëtor i një fabrikë metalesh me origjinë nga Kansas Siti, është pagëzuar nga shtypi amerikan me emrin “Xho metalurgu”. Në një video të financuar nga Prioritis SHBA, komiteti electoral pro Obama, 62 vjeçari akuzon Mitt Romni se është përgjegjës për vdekjen e bashkëshortes së tij Iliona që ka vdekur nga kanceri në vitin 2006. Bein Kapital, një shoqëri private e themeluar nga politikani konservator, ka blerë në vitin 2001 fabrikën ku punonte Xho dhe pas një ristrukturimi, drejtuesit e kompanisë kanë vendosur të mbyllin impiantin e Kansas Siti dhe të pushojnë nga puna 700 persona. Mes këtyre të fundit dhe Xho që automatikisht humbi dhe sigurimet shëndetësore dhe të drejtën për të mjekuar familjen e tij. Në vitin 2006 bashkëshortja e tij u konstatua me kancer dhe duke mos qenë në gjendje të paguante shërbimet mjekësore, ajo ndërroi jetë brenda 22 ditësh. Videoja ku Xho akuzon Romni, ka bërë shumë bujë në Shtet e Bashkuara ët Amerikës, dhe janë të shumtë analistët politikë që deklarojnë se shpresat e ish guvernatorit të Masacusets për tu bërë president janë minimizuar. Por nga Kampi I Romnit kanë reaguar menjëherë duke thënë se në këtë video ka shumë paqartësi. Kur Bein Kapital bleu fabrikën ku punonte Xho, Mit Romni nuk ishte më përgjegjës në kompani, por ishte guvernator i Masacusets. Ndërkohë Xho gjashtë muaj pasi humbi punën në fabrikë, filloi punë si roje shkolle dhe të ardhurat ishin të njëjta si në punën e mëparshme. Konservatorët e Romnit përmendin dhe faktin se 62 vjeçari është martuar shumë shpejt për herë të dytë, pas vdekjes së bashkëshortes së tij.