E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton Vizite zyrtare ne Stamboll

Hilari Klinton e cila sapo është kthyer nga një mision në Afrikë, ku ka vizituar 9 shtete, ka mbërritur në Stamboll ku pritet që në qendër të bisedimeve të jetë situate ën Siri. Sekretarja amerikane e shtetit do të takohet me presidentin turk Abdulah Gul, kryeminsitrin Erdoan si deh ministrin e jashtëm turk Davutoglu. Ndërkohë që pritet që Klinton të takohet dhe me përfaqësuesit e komunitetit të refugjatëve, që janë larguar nga Siria. Sipas burimeve anonime të administratës amerikane, Klinton do të zhvillojë biseda të gjata rreth planit tre pikësh për situatën në Siri. Së pari do të bisedohet për mbështetjen ndaj disidentëve, duke izoluar edhe ëm shumë klanin ep residentit sirian Bashar al Asad, përfshirë këtu dhe sanksionet e reja. Më pas do të vijojë ndihmat humanitare për popullatën civile, dhe së fundmi tranzicioni politik. Tashmë këshilli i sigurisë së Organizatës së Kombeve të bashkuara është i ngrirë me dy betto e Rusisë dhe Kinës që kundërshtojnë ndërhyrjen dhe marrjen masave për zgjidhjen e situatës në Siri. Për këtë arsye dhe bisedat e mëtejshme që lidhen me Sirinë do ët përqendrohen në mbështetjen e opozitës siriane në mënyrë që të përshpejtohet rrëzimi i regjimit të Asad. Turqia e cila në të kaluarën ka qenë një aleate e fortë e Damaskut, këto është kthyer në një nga zërat kritikë më të fortë të regjimit aktual sirian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›