Të paktën 52 të vdekur pas një aksidenti në Indi

Një autobus u rrëzua sot në një humnerë rreth 76 metra, në një rajon malor të Himachal Pradesh, zonë veriore të Indisë, duke shkaktuar të paktën 52 të vdekur dhe 17 të lënduar, njoftuan autoritetet lokale.
"Për momentin, kemi një bilanc prej të paktën 52 të vdekur dhe 17 të lënduar", deklaroi një zyrtar i distriktit Chamba, i cili theksoi se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Aksidentet e tilla janë shumë të shpeshta, kryesisht në rajonet malore të Indisë.