E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishulli i grushteve të shtetit, ku hahet baltë dhe natyra bën kërdinë

Autori i Lajmit: RedaksiaPort-au-Prince - “Se pa fotmven”. Nëse një frazë mund të përshkruante një shtet dhe vendin e tij në botë, për Haitin do të ishte: “Se pa fotmven”. Kjo frazë në gjuhën vendase përkthehet: “Nuk është faji im”. Kjo fjali përdoret nga 80 për qind e popullsisë në kryeqytetin Port-au-Prince, e cila jeton me më pak se 2 dollarë në ditë. E ndoshta ajo mund të jetë dhe një pasuord për të hyrë në një vend, që momentin e tij të lavdisë e kishte 200 vjet më parë, kur luftëtarët rebelë, të udhëhequr nga Toussaint Louverture, ishin të parët që u çliruan nga kolonizatorët francezë. Se i kujt është faji është një frazë e zakonshme e Karaibeve, madje mund të krahasohet fare mirë me egalité, fratérnité e religione vudù. Se pa fotmven thonë njerëzit e varfër në barakat e qyteteve Cité Soleil ose Delmas, që kontrollohen nga bandat e vendit, që kanë mbërthyer pjesën më të madhe të vendit. “Nuk është faji im” është fraza e duhur për komunitetin ndërkombëtar që ka bërë shumë për Haitin, por jo aq sa duhet, për më shumë dhe për ish-gruan e një konsulli italian, që ka 5 vjet që jeton atje dhe thotë për gazetën italiane “Corrierre della Sera”, që faqezinjtë e Cité Soleil morën atë që (nuk) meritonin. I kujt është faji, nëse kjo pjesë ishulli e zbuluar nga Kristofor Kolombi më 1492 ndodhet atje mes pllakave të mëdha të Amerikës së Veriut dhe Karaibeve të Jugut? Ky vend është përballur gjithnjë me vështirësi të mëdha ekonomike. Por ka vende, në të cilat jetojnë ata që quhen borgjezia e Haitit. Por ato duhet të jenë shkatërruar ashtu si pallati presidencial dhe barrakat në Cité Soleil. Por Haiti është një vend që prodhon shkatërrime njerëzore. Çdo dy shekuj ky vend ka pasur situata që e kanë detyruar vendin tia nisë sërish nga zeroja. Sot gjendja është alarmante. Edhe gati dy ditë pas tërmetit shkatërrimtar në Haiti, në malet me rrënoja të qytetit të shkatërruar milionësh Port-au Prince, gjendja është kaotike. E gjithë përmasa e katastrofës është akoma e paqartë. Vlerësimet e para flasin për disa dhjetëra mijëra viktima. Njoftohet akoma për kufoma, që gjenden rrugëve. Për të plagosurit e panumërt nuk ka ndihmë mjekësore. Uji i pijshëm dhe ushqimet janë të pakta. Meqenëse mungojnë makineritë e duhura, kërkimi i të mbuluarve nga rrënojat ecën shumë ngadalë.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›