E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikani sërish kritika për “Avatar”: “Nuk është kryevepër”

Autori i Lajmit: RedaksiaVatikan – “Avatari” ka magjepsur audiencat në mbarë botën, me imazhet panoramike të natyrës, por Vatikani nuk është se kënaqet kollaj. Gazeta e selisë së shenjtë dhe stacioni i radios kanë kritikuar edhe një herë tjetër filmin 3 dimensional të Xheims Kamerunit, i cili flirton me idenë se admirimi për natyrën mund të zëvendësojë fenë, një nocion që Papati nuk e pranon. Ata e quajnë filmin një përrallë sipërfaqësore pa përcjellë mesazh dhe me efekte speciale. “Ska asgjë përtej imazheve”, - shkruan në titullin e saj të madh gazeta e Vatikanit, “LOsservatore Romano”. Si filmi i dytë më i madh i realizuar ndonjëherë, “Avatari” po sfidon rekordin e vendosur nga filmi i mëparshëm i Kamerunit, “Titaniku”. Ky film është një kandidat potencial për të rrëmbyer disa çmime “Oscar” këtë vit. Por përveç kritikave, filmi ka marrë dhe vlerësime, jo nga kritikët sigurisht. Presidenti bolivian, Evo Morales, e ka lavdëruar Avatarin për atë që ai e quan mesazh për mbrojtjen e natyrës nga shfrytëzimi. Megjithatë, konservatorët amerikanë e kanë sulmuar mesazhin e tij antiushtarak. Ndërsa një grup i vogël personash mendon se filmi përmban tema raciste. Kameruni e shkruan historinë pa i shkuar thellë asaj”, - shkruan “LOsservatore Romano”. Ndërsa Radio Vatikani shtoi se kjo “është e padëmshme”. Megjithatë shumica e kritikës së Vatikanit i drejtohet temës kryesore të filmit, njeriu kundër natyrës. Filmi i gjinisë fantashkencë, por edhe me nota pasioni dhe romancë, ka kushtuar rreth 237 milionë dollarë dhe është realizuar me teknologjinë më të re e të avancuar bashkëkohore. Ky film është xhiruar në formatet 2D e 3D. “Në historinë e kinemasë është filmi i vetëm që është bërë në këtë lloj teknologjie. Kamerat e përdorura janë të llojit stereoskop që do të thotë që veprimet janë kryer nga njerëzit, por janë shndërruar nëpërmjet efekteve kompjuterike”. Projekti i filmit ka filluar më 1994. Ai është i projektuar në të ardhmen, në një planet të quajtur “Pandora”, që tokësorët duan ta zotërojnë për shkak të pasurive minerale. Por është e pamundur që të luftojnë vendasit, për shkak se kushtet e planetit, nuk u lejojnë humanëve të mbijetojnë atje. Këtu hyjnë në lojë avatarët, qenie hibride, që kontrollohen nëpërmjet sistemit nervor njerëzor.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›