E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna denoncon të fejuarin e vajzës, e arrestojnë për shfrytëzim prostitucioni

Një 21-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Lezhës, pas denoncimit nga nëna e së fejuarës së tij se ky ia shfrytëzonte vajzën për prostitucion. Sektorit kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, njoftoi se ka arrestuar 21-vjeçarin Eduart Marku, student i Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar të fejuarën. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, arrestimi i Markut ka ardhur pas denoncimit që ka bërë një grua nga Durrësi, e cila ka deklaruar se studenti i Inxhinierisë së Ndërtimit ishte njohur para një viti me vajzës e saj dhe kishte shpallur fejesën. Sipas saj, menjëherë pasi ka shpallur fejesën, ai e kishte marrë në shtëpi E. Canin 19 vjeçe dhe pas një muaji bashkëjetesë me të e kishte nxjerrë në rrugët e Lezhës, Shëngjinit dhe Tiranës si prostitutë. Sipas denoncimeve të nënës së 19 vjeçares, Marku e kishte detyruar të fejuarën nën kërcënim të vazhdueshëm të shkonte me klientë të ndryshëm, të cilët i përzgjidhte ai dhe sipas orës së shfrytëzimit, por edhe në vartësi të gjendjes ekonomike të klientëve që gjente ai për çdo rast që i dërgonte të fejuarës klientë u merrte nga 5000 deri në 10 000 lekë. Policia tha se ai e kishte shfrytëzuar vajzën në hotelet e Lezhës, Shëngjinit sidomos gjatë verës dhe në Tiranë. E reja e kishte pranuar me detyrim një gjë të tillë deri sa më në fund para tre ditësh ja kishte treguar nënës së saj, e cila i është drejtuar policisë së Lezhës ku kanë bërë edhe denoncimin. Policia e Lezhës pasi ka vënë nën survejim studentin Marku, ka mundur të dokumentojë krimin dhe më pas ka arrestuar atë me akuzën e “trafikut për qëllime prostitucioni në rrethana rënduese”. Ndërkohë që dosjen në ngarkim të Markut ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›