Akuzat ndaj Strauss- Kahn rrefehet kamarierja

Pastruesja e hotelit nju- jorkez që akuzoi ish kreun e FMN-së për abuzim seksual ndërmerr një ofensivë mediatike. Të tillë e kanë quajtur avokatët e Dominique Strauss-Kahn intervistën e lëshuar për ‘Newsweek’ nga Nafissatou Diallo, kamarierja e Sofitel. Vetëm një javë para se ekonomisti francez të dalë sërish para gjykatës në një seancë kyce për të ardhmen e procesit kundër tij në New York, Diallo thotë:- “Nuk dua para. Dua që Strauss-Kahn të përfundojë në burg”.
32- vjeçarja thotë se u mbetet besnike versionit të fakteve të paraqitur prej saj. E thekson se ai u shfaq si një "i çmendur" dhe e sulmoi kur hyri në dhomën e tij. Kjo është hera e parë që 32-vjeçareja, emigrante nga Guinea, flet publikisht ndërsa trondit sërish opinionin publik me pretendimet se Strauss-Kahn doli lakuriq nga banjo e suites luksoze më 14 maj për të abuzuar seksualisht me punonjësen e hotelit.
"Unë dua që ai të dijë se ka disa vende ku nuk mund të përdorë paratë e pushtetin, për të mbuluar veprime të tilla"- është shprehur Diallo.
Strauss-Kahn, 62 vjeç, në mënyrë të përsëritur ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Në një deklaratë për media, avokatët e tij e quajtën intervistën një përpjekje të minutës së fundit dhe Diallon "akuzuesen e parë në histori që kryen një fushatë mediatike për të bindur prokurorët për të vijuar me akuzat kundër personit nga i cili ajo kërkon para".
Megjithatë për palën e akuzës tashmë pozicioni përforcohet edhe falë akuzave të shkrimtares franceze Tristane Banon që akuzon Strauss Kahn për agression seksual në 2003, kur ishte vetëm 20- vjeçe.