Moody ul vleresimin per Greqine. Dy pike larg falimentit
Agjencia e indeksimit të kredive Moody ka ulur sërish vlerësimin për Greqinë me tre pikë duke e çuar vetëm dy pikë larg falimentit. Agjencia paralajmëron se Athina zyrtare përballet me sfida edhe në planin afatmesëm përsa i përket shlyerjes së detyrimeve të saj. Vendimi vjen duke marrë në konsideratë planin e shpëtimit të miratuar javën e kaluar nga krerët e vendeve të eurozonës.
Ky vlerësim i agjencisë bazohet në bindjen e ekspertëve se në planin afatgjatë Greqia nuk do të arrijë tu kthejë huatë kreditorëve privatë duke u sjellë këtyre të fundit humbje të konsiderueshme.
Me reformat fiskale tepër të dhimbshme në perspektivë për Athinën, rreziku është i madh e për agjencinë Greqia zbret në nivelin e një vendi në zhvillim edhe sepse vlera e tregut të aksioneve që kreditorët marrin si garanci për huanë nuk është ende e qartë.
Sipas një prej tre agjencive më prestigjoz në botë për vlerësimin e kredive, plani i ri i shpëtimit ka sigurisht avantazhe për vendin në krizë, përfshirë këtu më pak varësi nga tregjet financiare e reduktim të kostove në lidhje me borxhin, por luan pak rol në reduktimin e borxhit. Në të njëjtën kohë vlerësojnë ekspertët- krerët e eurozonës përmes paketës së dytë të shpëtimit bëjnë një lëvizje efikase për parandalimin e përhapjes së krizës në të tjera vende të zonës euro.
Në të ardhmen dhe Irlana e Portugalia mund të marrin hua me përqindje të ulët.