Akuzat për korrupsion, reagon Ministria e Arsimit

"Deri më tani, sistemi i përzgjedhjes së librave, për tu bërë pjesë e biblotekave të shkollave publike, ka funksionuar, por ai nuk është i çliruar nga mangësitë". Kështu deklaroi Zëdhenësja e Ministrisë së Arsimit Brikena Kollcinaku, pas akuzave që hodhën përfaqësuesit e "Shoqërisë së librit shqip", në drejtim të Drejtorive Rajonale Arsimore, për korrupsion në përzgjedhjen e botuesve dhe cilësi të dobët të librave.
Ajo shtoi gjithashtu se shumë shpejt do të bëhet edhe verifikimet përkatëse, për cilësinë e librave.
Fondi për pasurimin e biblotekave të shkollave publike është lëvruar që në vitin 2007. Vetëm për këtë vit, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka akorduar një fond prej 70 milion lekësh të reja.