E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat per kutite Olli Nuk ka mosperputhje kodesh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hedh poshtë pretendimet e Partisë Socialiste për manipulim të votave në Tiranë, duke iu referuar rasteve kur kodi i pestë i sigurisë në kutitë e votimit nuk ka korresponduar. Zëdhënësi Leonard Olli thotë se nuk ka patur  probleme më kodet e sigurisë pasi në të kundërt do të kishte patur kërkesa ankimore. Ai sqaron se përse në disa raste kodi i pestë i sigurisë që mbyll vendin e hyrjes së votimit është gjetur ndryshe.

“Ka patur raste kur në mbyllje nga grupet e numërimit të votave nuk është trajtuar çështja e këtij kodi ose e kësaj vule sigurie të pesës sepse nuk preket nga grupet e numërimit. Në momentin që hapen kutitë, hapen vetëm katër kodet e tjera që mundësojnë hapjen totale të kutisë dhe prandaj ka raste që grupet e numërimit meqënëse nuk e kanë trajtuar kodin e pestë nuk e ritheksuar. Por pjesa kryesore, ajo që ka të bëjë me procesverbalet brenda në kuti dhe procesverbalet e dorëzuara në KQZ dhe me procesverbalet që disponojnë edhe vetë subjektet politike kanë korresponduar absolutisht, ndryshe do të ishim përpara kërkesave ankimore”- thotë Olli.

Ndërsa lidhur me faktin që në procesin e hapjes se kutive të votimit të Tiranës fletët e një qendre janë gjetur në një tjetër ai jep këtë përgjigje: “Mbetet sërish në fazën e pretendimit dhe është hetimi I mëtejshëm administrative apo dhe një procedurë ankimore që do ta sqarojë, por mos harrojmë që ka dhjetra elementë dhe kur një vend masiv sikurse është një palestër apo një pallat sporti happen, mund të ketë pasur edhe ndoshta ngatëresa”.

Që prej së shtunës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të vendimit të Kolegjit  ka filluar hapjen e kutive të Tiranës për të gjetur votat e hedhura gabim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›